☁️
Tiranë 25°C · Vranët 02 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 90.81 ▼1.46%
ARI 4,562 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $69,919 ▼ -3.98% ETH $1,982 ▲ +0.19% XRP $1.2647 ▼ -2.82% SOL $79.6000 ▼ -1.46%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.81 ▼1.46 % ARI 4,562 ▲1.23 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.81 ▼1.46 % ARI 4,562 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Arte

Abaz Hado rikthehet me 20 piktura në “Credins Bank”, një dialog i ri me natyrën

“Rikthim” me piktura vjen si një ekspozitë e veçantë nga piktori i mirënjohur Abaz Hado “Mjeshtër i Madh”. Një udhëtim artistik, mes kujtesës, ngjyrës dhe emocionit. “Rikthim” me punime në pikturë do të hapet në selinë qendrore të “Credins Bank” në Tiranë, në një hapësirë që i është kushtuar artit pamor. Ajo përmban një përzgjedhje prej 20 veprash nga krijimtaria e Abaz Hados, i cili ka një aktivitet të pasur artistik. Ekspozita e tij këtë herë do të çelet në mjediset e “Credins Bank”, një hapësirë që për piktorin Hado përbën një vlerësim të veçantë ndaj punës së artistëve, duke treguar përkrahjen dhe respektin që banka ka për artin pamor shqiptar.

“Kur Banka Credins vendosi para 6 vitesh, që të krijonte hapësirat për artistët shqiptar të artit pamor, unë si piktor kam qenë i pari, që kam ekspozuar në këto hapësira. Banka Credins ka një përkrahje të jashtëzakonshme për artistët, një vlerësim shumë i madh në të cilën unë gjej rastin ta falënderoj. Gjithashtu shpresoj që publiku kur shkon atje të ndjejë, që edhe pse aty janë zyra, aty qëndrojnë vepra arti të një artisti, i cili sigurisht që ka një kontribut të madh me artin shqiptar, një karrierë të gjatë gati 60 vjeçare në art dhe kjo sigurisht përbën një vlerësim për publikun, vlerësim për bankën dhe vlerësim dhe për punën time”, shprehet Hado. Ekspozita “Rikthim” shënon një moment të veçantë në krijimtarinë e artistit, i frymëzuar nga natyra, duke sjellë një dialog të ri mes artit dhe hapësirës ku ai ekspozohet. Përmes kësaj ekspozite, publiku ftohet të përjetojë një botë, ku natyra dhe ndjeshmëria ndërthuren në një gjuhë të pastër vizuale.

Përkushtimi ndaj natyrës

Abaz Hado është një piktor i njohur në aktivitetin e tij me ekspozita brenda vendit, por dhe me pjesëmarrje në aktivitete të tjera ndërkombëtare. Hado thotë se në ekspozitën “Rikthim” është përqendruar te natyra, duke e parë atë në mënyrë më poetike dhe më të ndjeshme, sidomos pemët, pyjet dhe drita. “Në këtë ekspozitë që vjen me titullin “Rikthim”, unë kam një marrëdhënie tjetër me artin e kësaj periudhe, sepse jam përkushtuar natyrës. Kam parë anën poetike të marrëdhënies së natyrës me pemët, pyllin, ndriçimin. Pra, anët poetike dhe muzikore që nganjëherë të krijon ajo marrëdhënie e virgjër me atë natyrën bio, të cilën ne herë pas here e hasim, jo shpesh, por e hasim përgjithësisht në Tiranë, por edhe në vende të tjera, ku kur shkon ndjen një lloj frymëzimi tjetër, që të jep mundësi të eksplorosh bukuri, se si ato pemë të ndryshme rrinë aq bukur me njëra-tjetrën, me një lloj ritmi, me një lloj harmonie, me një lloj muzikaliteti. Ato gjethet e pemëve kur bien në vjeshtë, apo ato mjedise me borë, të cilat sot janë pjesë e kësaj ekspozite prej 20 punimesh”, shprehet piktori Hado.

Ekspozita sjell një përzgjedhje veprash nga krijimtaria e artistit

Njëzet veprat në pikturë, që do të ekspozohen më 3 qershor në “Rikthim”, piktori Abaz Hado i ka përzgjedhur nga më shumë se 35 punime, që janë realizuar në periudhën 2024-2026. Janë piktura që prezantohen për herë të parë, me përjashtim të dy veprave. Ai shprehet, që pikturat e tij pjesë e kësaj ekspozite janë një interpretim personal dhe emocional i natyrës. “Janë eksperimentet e para dhe shënojnë edhe një raport tjetër që kam me natyrën. Tashmë, jo natyrën si një interpretim të drejtpërdrejtë, por si një moment emocional, një raport emocional, frymëzues dhe abstragues. Peizazhet e mia, natyra ime, nuk është natyra reale, është një natyrë e ndërtuar mbi vetëdijen time, mbi mendimin tim, mbi mënyrën se si unë dua ta shoh apo si i kam përjetuar elementet e pyllit. Sigurisht që ka edhe frymëzime direkte, që mund të të çojnë në një pyll, në një pemë apo në një fshat, por përgjithësisht këto punime ndërtohen mbi një gradualitet vizual”, vijon piktori Hado. “Rikthim” do të vijojë deri më 30 qershor, ndërsa vepra më përfaqësuese e ekspozitës është “Pylli si simfoni muzikore”, një pikturë e madhe me përmasa 1.80 me 1.90, që shpreh thelbin poetik dhe emocional të gjithë ekspozitës.

Krijimtaria në pikturë

Krijimtaria Abaz Hados nuk është rastësore, por e menduar dhe e kërkuar vazhdimisht për të ndërtuar një identitet artistik personal. Hado thotë se nuk i pëlqen rutina dhe gjithmonë përpiqet të shkojë përtej asaj që ka arritur, duke përzgjedhur me kujdes veprat më të mira për ekspozitë. “Unë procesin krijues nuk ia lë rastësisë. Nëse shikoni ekspozitat vazhdimisht gjatë këtyre 6 viteve të fundit, unë jam në kërkim të një identiteti, që vërtet e bën të veçantë punën time. Unë nuk shkoj në rutinë, nuk më pëlqen rutina në krijimtari, ndoshta edhe për arsye se tashmë koha ime është më e lirë për të punuar dhe krijuar. Por kam qenë i kujdesshëm edhe në studimet dhe kërkimet e mia, që të shkoj përtej asaj që arrij. Nëse unë arrij diçka, e ndjej vetë që duhet të kërkoj përtej saj”, vijon piktori Hado, që përgjatë aktivitetit të tij ka marrë pjesë në mbi 40 bienale ndërkombëtare.

Një prej veprave të tij, në fondin e veprave të Mbretëreshës së Anglisë

Ndikimi i Abaz Hados ndihet dhe në botë, i dukshëm përmes pjesëmarrjes së tij në ekspozita dhe bienale ndërkombëtare. Përpjekjet e tij artistike kanë zbukuruar galeri dhe institucione afër dhe larg. Punimet e tij ndodhen në koleksione private në shtete të ndryshme të botës si në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, etj. Një prej veprave të tij gjendet në fondin e veprave të Mbretëreshës së Anglisë. Si lektor i dalluar në historinë e artit dhe komunikim, Abaz Hado mban titullin e nderuar Doktor i Shkencave për Artin. Kuptimi i tij i thellë për botën krijuese pasuron mësimdhënien dhe e fuqizon të ndajë urtësinë e tij me brezin e ardhshëm të artistëve dhe entuziastëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.