☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.11%
DOW 51,584 ▼0.17%
NASDAQ 26,713 ▼1.81%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,125 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,822 ▼ -1.72% ETH $2,432 ▼ -3.09% XRP $1.3293 ▼ -3.11% SOL $104.4600 ▼ -2.96%
S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 % S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Arte

Një dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së aktorit Robert Ndrenika

Jeta dhe vepra e artistit të mirënjohur Robert Ndrenika vjen në një dokumentar. Mes miqve, kineastëve, artistëve dhe para një publiku artdashës, të dielën në mbrëmje u mbajt premiera e filmit dokumentar kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, aktorit Robert Ndrenika. Dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së artistit Robert Ndrenika është një realizim i “Media Vision” me regji nga Iva Garo dhe Namik Ajazi.

Robert Ndrenika “Nderi i Kombit”, mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, ku në këtë mbrëmje ai u vlerësua edhe me titullin “Mirënjohje e Tiranës” nga “Shoqata Tirana”, në shenjë respekti për kontributin e tij artistik ndër vite. Nëpërmjet intervistave dhe materialeve arkivore të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, dokumentari sjell kujtime, reflektime dhe momente të rëndësishme nga rrugëtimi artistik dhe njerëzor i një prej figurave të dashura të artit shqiptar.

Filmi dokumentar “Robert Ndrenika” u mbështet mbi materialet filmike të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Në aktivitetin e tij ka shumë role në teatër, por edhe në filma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.