Kalon për gjykim inceneratori i Fierit/ GJKKO kërkon saktësim akuze për Alqi Bllakon: Nuk është zyrtar i lartë
Ndaj gjykata ishte dakord me Bllakon dhe urdhëroi SPAK të korrigjojë akuzën duke formuluar veprën e korrupsionit të nëpunësit publik.
E njëjta procedurë u ndoq për riformulimin e akuzës së korrupsionit në sektorin privat dhe funksionarëve publikë dhe për katër të tjerë midis tyre Klodian Zoton, italianin Ciafialonte dhe Arben Dervishaj. Gjykata nuk dha asnjë qëndrim për kërkesat e të dyshuarve për të aplikuar gjykimin e shkurtuar.
Gjykata korrigjoi situatën e të dyshuarit Robert Shabani për të cilin u pushua gjykimi mbasi rezulton se ai për të njëjtën rrethane ka qenë i dënuar më herët së bashku me të ndjerin Enver Shabani. Të dy ata më herët kërkuan ndryshim masë sigurie por nuk u dëgjuan e me urdhër gjykata vendosi drejtësi, ndonëse me vonesë, së paku për njërin prej tyre,
Të dy inceneratorët do të gjykohen tanimë veç e veç për afera korruptive e pastrim parash. Ndërkohë që është ndarë hetimi për ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili ende nuk është marrë në pyetje, ndonëse jo zyrtarisht pranohet se janë kontrolluar banesat e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha si dhe është vendosur sekuestro paraprake ndaj një vile në Palasë, që dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e tij Albina Mancka.
Këto veprime janë kryer për llogari të hetimeve që po mbahen për katër veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasuri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.