☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.38 ▲3.15%
ARI 4,755 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,336 ▼ -0.49% ETH $2,188 ▼ -2.78% XRP $1.3361 ▼ -3.24% SOL $82.2500 ▼ -2.88%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Kam qenë e lidhur me djalin e deputetit”, Xhisiela: Deklarimet e ish-policit mashtrime

Xhisiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e ish-deputetit Rrahman Rrahja e më pas është tërhequr nga denoncimi, ka reaguar pas deklaratave të ish-policit Emiliano Nuhu.

Në një intervistë dhënë për Report TV, ajo i ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e dhëna nga Nuhu në një intervistë televizive dhe në një letër adresuar kreut të policisë Veliu, kryeprokurores Marku, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

“Rrahmanin, dhe deputetin Balla dhe kryebashkiakun Bushi nuk i kam parë fare në polici”, ka deklaruar Maloku.
“Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam pare fare”, shtoi ajo.
Po ashtu, ajo ka thënë se deklarimin në komisarit nuk e ka dhënë fare te polici Nuhu, por te Gentian Çitozi.

Lidhur me deklaratën se vëllai i deputetit ka kërcënuar policin Nuhu, ajo thotë se Xhelal Rrahja ndodhej në komisariatin e Fushë Krujës kur ajo tërhoqi dëshminë Xhisiela thotë se “ka qenë por në ambientet e jashtme, por ka qenë në anën time. Nuk ka kërcënuar njeri, siç thotë edhe Emiljano”.

Ajo shprehet se nuk ka pasur asnjë kërcënim për tërheqjen e denoncimit, por ka vendosur vetë ta bëjë një gjë të tillë.
Xhisiela Maloku thotë se me djalin e deputetit kanë qenë të lidhur për një periudhë të gjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.