Kampioni Norris zgjedh 4 pilotët më të mirë, përjashton rivalin Max Verstappen
Lewis Hamilton, Jenson Button, Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel. Këta janë 4 pilotët më të mirë, sipas Lando Norris, kampionit në fuqi të Formula 1 me McLaren. Gjatë një interviste për sitin e skuderisë kampione, ai ka folur për sportistët (disa ende në aktivitet) që e kanë frymëzuar pasionin e tij për garat.
“Do ta filloj me britanikët: Jenson Button dhe Lewis Hamilton. Janë pilotët që kam admiruar që fëmijë. I kam ndjekur që i vogël dhe më kanë frymëzuar. Dy pilotë të pabesueshëm, dy pilotë McLaren. Dy nga të preferuarit e mi, pa dyshim”, – ka thënë Norris.
Për Formula 1 është një muaj pushimi, për shkak të anulimit të garave të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite nga konflikti në Lindjen e Mesme. Pilotët do të kthehen në pistë më 3 maj, në Miami, ndaj dhe këtë muaj po mundohen të korrigjojnë diçka në makinat e tyre.
Në listën e të preferuarve të Norris nuk është Max Verstappen, rivali i tij për titull sezonin e kaluar. “Në vend të 3-të për mua është Vettel. Edhe për faktin se është një person i sjellshëm, e konsideroj një pilot special. Në fund, si numrin 4 do të zgjidhja Alonso. E kam njohur nga afër gjatë viteve të para te McLaren. Është thjesht një njeri i mrekullueshëm, me të cilin bie dakord për çdo gjë”, – ka pohuar Norris.
The post Kampioni Norris zgjedh 4 pilotët më të mirë, përjashton rivalin Max Verstappen appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.