09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Breaking
Kronika

Kamzë, dy persona grabisin 150 mijë lekë në pikën e këmbimit valutor

Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një pikë këmbimi në Kamëz.

KEMBIMI-VALUTORMësohet se ngjarja ka ndodhur sot tek ‘Bulevardi Blu’ në Kamzë, ku dy persona me kapele kanë qëlluar pronarin e pikës së këmbimit dhe i kanë grabitur këtij të fundit 150 mijë lekë.

Pronari ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia e Kamzës ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.