🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,711 ▼ -0.55% ETH $2,078 ▼ -1.14% XRP $1.3907 ▼ -0.73% SOL $87.0100 ▼ -2.07%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Europa

Kancelari Merz kërkon t’i jepet fund sa më shpejt luftës

Kancelari Friedrich Merz tha, se po përdoren “të gjitha kanalet” për t’i dhënë fund luftës në Iran. Nuk jemi dhe nuk bëhemi pjesë e saj, theksoi gjithashtu ai gjatë një vizite në Norvegji.

“Po bëjmë çdo përpjekje”, tha Merz gjatë një takimi me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë në Bardufoss.”Të gjitha kanalet diplomatike po përdoren dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyra për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo nuk i sjell dobi askujt dhe u shkakton dëm shumë njerëzve — duke përfshirë edhe neve ekonomikisht”, shtoi ai, kur u pyet nëse mbështet gjithashtu që evropianët të flasin drejtpërdrejt me Iranin.

Merz: Nuk jemi dhe nuk bëhemi pjesë luftës

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre nuk planifikojnë aktualisht asnjë përfshirje të vendeve të tyre në luftën e SHBA‑së dhe Izraelit kundër Iranit.

“Në këtë moment, nga këndvështrimi im nuk ka asnjë arsye për të marrë në konsideratë sigurimin ushtarak të rrugëve detare,” tha Merz në Andoya të Norvegjisë, kur u pyet nëse Gjermania mund të merrte pjesë në sigurimin e ngushticës së Hormuzitpër transportin detar.

“Dua ta them edhe një herë shumë qartë: Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe nuk duam të bëhemi pjesë e saj. Për këtë arsye të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”

Merz bashkë me kryeministrat e Norvegjisë dhe Kanadasë vizituan një stërvitje të madhe të NATO‑s në Norvegji. Me këtë rast ata riafirmuan gatishmërinë e tyre për mbrojtjen ushtarake të rajoneve veriore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.