Kancelarja gjermane Merkel të shtunën në Shkup
Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën do të realizojë vizitë në Shkup, njoftoi zëdhënësi i saj Shtefen Zajberg, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
“Ende po punohet për programin, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin IRJM-së, Zoran Zaev”, deklaroi Zajberg dhe shtoi se në fokus të takimit do të jenë “ngjarjet rajonale, temat bilaterale”, ndërsa zonja Merkel “gjithsesi që të dëshiron në vetë vendin e ngjarjes të krijojë përshtypjen e saj për referendumin lidhur me emrin e vendit, i cili do të mbahet në fund të muajit”, transmeton agjencia greke e lajmeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.