☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.45 ▲1.82%
ARI 4,565 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,385 ▲ +1.18% ETH $2,047 ▲ +2.22% XRP $1.3558 ▲ +1.6% SOL $83.6400 ▲ +1.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.45 ▲1.82 % ARI 4,565 ▲0.9 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.45 ▲1.82 % ARI 4,565 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Kandidati i PD-PL për bashkinë e Tiranës, Meta: PL i respekton primaret, proces i jashtëzakonshëm

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka dhënë një folur për mediat sapo ka dalë nga takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Ai konfirmoi se ata kishin diskutuar për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale.

I pyetur nga mediat nëse kanë përcaktuar një emër për kandidat të përbashkët në krye të bashkisë apo këshillit bashkiak të Tiranës, Meta tha vetëm se emri “i takon primareve dhe emrin do ta mësoni shumë shpejt.”

Por, nën këmbënguljen e gazetarëve për të ditur së paku nëse kandidati i propozuar për parlamentin e Tiranës është pjesë e politikës apo jo, Meta tha vetëm se “është superpolitikan!”

“Jemi në një sintoni të plotë, – theksoi Meta lidhur me PD-në. –  Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar të realizohet sa më shpejt ky proces. Ne kemi kandidatë që premtojnë dhe do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Po kështu, është e rëndësishme që të respektonë njeri tjetrin dhe në të kundërt, nëse dëmtojnë njeri tjetrin, të përjashtohet nga gara.

Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër, se është proces që i takon primareve. Emrin do ta mësoni shumë shpejt.

Çdo ditë të hënë do të ketë Këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza nuk do të rrijë më atje në rrugë, por do të flasë atje në parlamentin e Tiranës. Do ta shikoni forcën e parlamentit të Tiranës shumë shpejt.”

I nxitur nga gazetarët për të dhënë emrin e një kandidati të përbashkët, Meta theksoi se ishte i kujdesshëm, por ai zbuloi vetëm një detaj, nëse ishte apo jo figurë e politikës: “Është superpolitikan” tha ai dhe i mëshoi më fort rëndësisë së referendumit dhe primareve, pa hyrë në emra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.