Kandidati për Guvernator i BSH, Gent Sejko: Objektivi im i parë do të jenë sistemet e kontrollit të brendshëm
Kandidati për Guvernator i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko, ka shpalosur sot para Komisionit të Ekonomisë, prioritetet e punës së tij në rast se do të votohet për këtë pozicion.
Por, mbi të gjitha, ai ka veçuar një: Masa të menjëhershme për të forcuar sistemet e kontrollit të brendshëm që kanë dështuar, duke iu referuar ngjarjes së fundit si dhe departamentet e kontrollit.”Unë vlerësoj se ato duhen riparë, se është e qartë se ato nuk e kanë kryer rolin dhe funksionin e tyre,” tha ai.
Kreu i Komisionit, Erion Braçe, ka lexuar dekretin e Presidentit Nishani nr.8835 “Për propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë” dhe ka ftuar z.Sejko të prezantonte CV-në e tij si dhe objektivat e tij për këtë detyrë të rëndësishme.
“Eksperienca ime ka qënë e përqëndruar në sektorin financiar dhe bankiar,- tha Sejko. – CV tashmë është e konsumuar. Lidhur me prezantimin dhe objektivat që kam gjykuar për Bankën e Shqipërisë, unë kam vlerësuar të përqëndrohem në trasnparencën para Qeverisë dhe Parlamentit si dhe në politikën monetare.
Do të filloja me transparencën ndaj publikut dhe Parlamentit, me rikuperimin e dëmit në Bankën e Shqipërisë, që ka cenuar imazhin e BSH. Ndaj, shoh nevojën e një vendosjeje komunikimi me publikun për rikthimin e besimit.
Po ashtu, gjykoj si objektiv ruajtjen e integriteti për të gjithë punonjësit dhe stafin e BSH-së; rishikimin ei kuadrit rregullativ për mbrojtjen e interesve të konsumatorëve;
koordinimin e politikave monetare me ato fiskale.
Po ashtu, objektiv i politikës monetare do të ishte përmirësimi i mekanizimit të politikës monetare si dhe rritja e rasnparencës dhe vendimarrjen së politikës monetare. Një pikë me rëndësi do të ishte tërheqja e profesionistëve të talentuar.
Përsa i përket politikave të përkohshme makropotenciale, BSH-ja ka përgatitur një plan masash që teorikisht ka qënë i mirë, por realisht nuk ka dhënë efektet e pritura, për shkak edhe të tregut, kërkesës jo të qëndrueshme për kredi. Ky plan duhet rishikuar.
Është shumë e rëndësishme që BSH të mbajë një marrëdhënie sa më të ngushtë me supervizorët e vendeve të origjinës të bankave e këto marrëdhënie duhen rifreskuar e mbajtur sa më mirë,”- tha Sejko ndër të tjera.Më pas, ndaj tij u drejtuan një seri pyetjesh nga deputetësh.
PYETJET NGA DEPUTETI ANASTAS ANGJELI, ISH-MINISTER I FINANCAVE
Z.Sejko, së pari, çfarë është një gjë thelbësore që ju do të bëni ndryshe nga pasardhësi juaj? Meqë jeni kandidati i vetëm dhe konsensual.
Sejko: Sikurse e thashë, drejtimi i BSH ka qënë në drejtimin e duhur, vlerësoj se nuk ka pasur probleme, por sistemet e kontrollit të brendshëm kanë dështuar, duke iu referuar ngjarjes së fundit si dhe departamentet e kontrollit. Ndaj, unë vlerësoj se ato duhen riparë se është e qartë se ato nuk e kanë kryer rolin dhe funksionin e tyre.
Më thoni vetëm një qëndrim që do të orientoni Bankën ndaj zhvillimeve të fundit të BQE?
Sejko: BQE ka bërë një lehtësim. Ne shpresojmë në radhë të parë që në vendet e origjinës bankat mëmë të kenë stimulim për kreditim. ne shpresojmë që kjo të ngjallë oprizimin dhe kreditimin që nga vendet e origjinës. gjykoj se ulja e normës ë interesit është vendim i drejtë dhe ka dhënë ndikim pozitiv dhe ka ndikuar në rritjen e kredisë në lekë. Pavarësisht se është arritur afër minimumit historik, duhet diskutuar me FMN-në.
A mund të më thoni, cilat janë shkaqet kryesore të situatës së kredive të këqia në vendin tonë, që zënë rreth 25% të kredive dhe a keni ju një plan ndryshe për minimizimin e kësaj situate?
Sejko: Janë një sërë shkaqesh që kanë ndikuar në kredinë me probleme. kjo ka filluar në vite. nga viti 2000-2008, bankat kanë qënë qënë superagresive, por kanë rendur ndaj atyre industrive si ndërtimi, që kanë pasur fitime, por kreditë kanë qënë të pastruktura mirë, si psh kredi me draft në vend të atyre me këste.
DEKRETIMI NGA PRESIDENTI PERMES NJE PROCESI TRANSPARENT
Presidenti Bujar Nishani dekretoi në fillim të muajit dhjetor për kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon. Presidenti sqaronte se emri i Gent Sejkos doli përmes një procesi transparent që kreu i Shtetit hapi në një konkurs. Ai thotë se para se të vendoste ka kryer disa takime me krerët e lartë të Shtetit dhe të opozitës. Por, kjo procedurë e ndjekur nga Presidenti i Republikës, Nishani, u kundërshtua nga mazhoranca, permes kryetarit te Komisionit te Ekonomise, Erjon Brace, i cili deklaroi në datën 9 dhjetor se Guvernatori duhet të jetë edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës. “Ka precedent në zgjedhjen e Guvernatorit nga viti ’92. Vullneti individual nuk i shërben askujt”, tha Braçe.
Sipas procedurës, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtare. Kuvendi ka të drejtën e propozimeve për 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, 3 anëtarë i propozon qeveria dhe 1 anëtar Këshilli Mbikqyrës. Ne kete menyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, në mbledhjen e posaçme të zhvilluar me 19 dhjetor propozoi për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të Bankës Qendrore, bankierin Genti Sejko. Sejko është zgjedhur me 24 dhjetor anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, me 111 vota pro, duke marre edhe mbështetjen e opozitës. Ky votim la të kuptohej se Sejko është pranë zgjedhjes si Guvernator i Bankës. Prej rreth 5 muajsh institucioni i vetëm që siguron stabilitetin financiar të vendit nuk ka në krye guvernatorin.