☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kandidati për kryebashkiak i PD, Kosova: Gratë, rol të patjetërsueshëm

Kandidati i PD-së për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua dhe bashkëbisedoi dje me gra profesioniste të ndryshme në kryeqyteti, të cilave u premtoi një program të veçantë për ta.

Kosova që në hyrje e vlerësoi si arritje ndryshimin ligjor që bën të mundur që listat e këshillit bashkiak të jenë të përbëra në gjysmën e tyre nga gratë. “Isha pjesë e votimit që 50 %, pse jo, edhe të këshillave bashkiakë, të jenë femra. Sepse në fund të fundit janë femrat, gratë dhe vajzat ato që kanë peshën kryesore të familjeve dhe janë ato që mendojnë ditë e natë të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha kandidati për kryebashkiak.11206016_805349316225995_6773359867214830677_n

Doktor Kosova theksoi se ai i ka idetë e qarta se si të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi i cili do ta ruajë shëndetin e gruas sepse të gjithë pjesëtarët e familjes janë të rëndësishëm por nëna është ajo që i mbledh të gjithë rreth vetes dhe nëna është ajo që që i jep drejtimin e duhur familjes.

Kosova siguroi se nisur nga përvoja e tij, do të bëjë gjithçka për të promovuar gratë në përgjegjësi e detyra, pasi ato dinë të drejtojnë me sukses dhe efikasitet.

“Ashku sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t’u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun”, tha Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.