☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,284 ▼ -0.57% ETH $1,991 ▼ -0.88% XRP $1.3141 ▼ -2.04% SOL $81.4800 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kandidatja e ASHE-s për Sarandën, Koka në Berdenesh: Prioritet, ngritja e një qendre shëndetësore

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Sarandës, Floriana Koka është zotuar se do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm.

Gjatë një takimi me banorët e zonës së Berdeneshit, ajo tha se politika nuk është një lojë, politika është kontribut.

“Politika është qe t’ju kthesh njerëzve pas besimin që ata të japin një herë në katër vjet, dhe unë këtë përgjegjësi e ndiej edhe më të madhe se sa mund të mendoni ju”, u shpreh ajo.

Berdeneshi, shtoi Koka, është një zone e cila është krijuar rishtaz edhe si e tillë ka të gjithë problematikën që e shoqëron”.

Sipas saj, problemi i parë është mungesa e një azhurnimi topografik. “Si zonë e re zona e Berdeneshit nuk ka një azhornim topografik të mirëfilltë. Brenda vitit të parë të këtij mandati ju do të jeni të përfshirë në planin e përgjithshëm rregullues të territorit të bashkisë së Sarandës dhe do të ketë mbaruar azhornimi topografik i shtëpive tuaja. Për pjesën tjetër të legalizimeve mund të flasim vetëm pas këtij procesi”, theksoi Koka.
“Pasi të ketë mbaruar azhornimi topografik do të mund të flasim për rrugë të shtruara, me ndriçim dhe me gjelbërim. Pastaj do të mund të flasim për pastrimin që mungon pothuajse krejt”, vijoi kandidatja e ASHE-së për Bashkinë e Sarandës
Ajo tha se është e njoftuar se mungon edhe shërbimi shëndetësor, qendra shëndetësore, si dhe ajo e ndihmës së shpejtë. “Ne me ndihmën e drejtuesve të shërbimit spitalor do të ngrejmë një mjedis që të funksionoje si qendër shëndetësore. Ky nuk është një premtim është një angazhim dhe bashkë do e shohim të funksionojë.
Pjesë e programit tone është dhënia fund e problemit të ujit dhe furnizimi 24 orë i të gjithë territorit nga Ksamili deri në Limion, nga Shelegari deri në Çukë. Brenda këtij 4 vjeçari kjo do të jetë një histori e mbyllur”, përfundoi Koka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.