☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.96 ▲2.33%
ARI 4,493 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.08% ETH $2,011 ▲ +0.32% XRP $1.3411 ▲ +0.43% SOL $82.7400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kandidatja e Djathtë Duma: 15 mijë vende të reja pune

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 11. Duma tha se investimet dhe projektet e bashkisë do të hapin 15 mijë vende pune me një objektiv që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar.

“Kam thënë që premtimi i parë është 15 mijë vende pune duke thënë që sot që programet e zhvillimit dhe gjitha format e investimit do na çojnë drejt punësimit, që çdo familje e bashkisë së Durrësit të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.

Takimi më banorët u zhvillua pranë ish lulishtes 1 Maji, atje ku zbulimi arkeologjik u muros me beton.

“Vazhdoj ta them që Durrësi është Roma e Shqipërisë. Kodrat që ka rreth e qark janë Toskana e Shqipërisë. Por këtu mund të kishim Pompein e Shqipërisë. Kjo është ajo që është gjetur dhe po ta kishim sot do të kishte qënë një nga pasaportat më të rëndësishme të turizmit”, shtoi Duma.

Kandidatja e djathtë foli mbi proramin e saj për rivitalizimin e lagjeve me gjelbërim dhe të gjithë standardin e duhur.

“Në një vit e 8 muaj do të mbarojmë të gjithë sistemin e kanalizimeve, do ndajmë ujërat e zeza nga ujërat e bardha dhe do mbyllim 3 kanalet që sot janë gangrenë dhe një situatë infeksioni dhe sëmundjesh. Në një vit e 8 muaj ne do të mbarojmë me gangrenën që ka mbi 20 vjet që vazhdon. Në çdo lagje do kthejmë standardin e lagjes tip ku mes pallateve nëse është nga 500 në 800 metra katrorë ne do të kemi minimalisht 400 metra katrorë gjelbërim pa u frikësuar fare si do ta bësh këtë se nuk ka njeri që nuk e di që një metër katrorë beton apo pllakë është 7 fishi i një metri katrori gjelbërim dhe bar. Pa u shqetësuar se  si do të bëjmë ne që në çdo lagje të ketë një minipark lojërash ku të ketë një shilarëse siç kanë qënë në situatat e qyteteve normale me stola ku të kemi mundësinë të kemi edhe ndriçimin e përhershëm. Çdo rrugicë e bashkisë së Durrësit do jetë e ndriçuar”, tha Duma.

Ajo u shpreh se do të ndryshohet marrëdhënia me biznesin duke marrë si shembull gjobitjen nga ana e bashkisë aktuale.Në lidhje me me transportin publik, Duma tha se menjëherë do të shtohet fluksi i autobuzëve për të plotësuar nevojat në bashkinë e re të Durrësit.

“Është super e nevojshme që qytetit t’i trefishohen linjat e autobuzëve por edhe t’’ trefishohen oraret. Premtimi tjetër për shkollën është që atje ku shkolla është e paarritshme, për shkollën transporti publik do jetë falas për ato shkolla që janë larg, për të cilat ne e kemi detyrim bëjmë shkollën afër fëmijëve dhe afër komunitetit. Ajo që ju siguroj nga sot e tutje është; stop absolut betonizimit agresiv të qytetit dhe bregdetit”, tha Duma.

Kandidatja mori mbështetjen e banorëve në veçanti të një nëne e cila tha se:”Kam 20 vite që familjarisht jetoj në Greqi. Erdha vetëm për ti dhënë votën Gridës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.