Kanye West, me dyqane në kryeqytetet më të mëdha në botë
Pas famës së padiskutueshme në muzikë, pas një martese të suksesshme me “showgirl”i-n Kim Kardashian, tashmë Kanye West vjen edhe si fashion dizajner. Ylli i muzikës hip hop ka inauguruar zyrtarisht 21 dyqanet e tij të modës nën emrin “Pablo” në 21 rrugët kryesore të kryeqyteteve më të mëdha në botë, nga SHBA, Australi, Angli, Gjermani, Afrikë e Jugut dhe Singapor.
Muza dhe modelja më e mirë e krijimeve të tij të veçanta është bashkëshortja e tij, Kim. Reperi amerikan ka arritur të realizojë kështu një dëshirë të tij të çmendur, të mbajë në radhë për orë të tëra jashtë dyqaneve mijëra fansa.
E veçanta e këtyre dyqaneve është se do të qëndrojnë kudo hapur vetëm për 3 ditë, ndërsa West do të nisë edhe një tur nëpër botë, pasi do të marrë pjesë me koleksionin e tij të parë në Javën e Modës në Nju Jork. Çmimet e produkteve të Kanye janë të prekshme për këdo, ato nisin nga 15-20 dollarë për një T-shirt të thjeshtë.
“Botë na prit”, shkruan Kanye West në rrjetet sociale, ne do të pushtojmë botën. Reperi renditet ndër 20 personazhet më të pasur të showbiz-it botëror sipas prestigjiozes “Forbes”, pasi së bashku me Kim Kardashian numërojnë mbi 100 milionë dollarë fitime në vit, pa përmendur fitimet që do të vijnë nga pasioni i tij i dytë, fashioni.