⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,715 ▲0.14%
DOW 51,465 ▲0.22%
NASDAQ 26,983 ▲0.16%
NAFTA 93.94 ▼0.71%
ARI 4,315 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,843 ▼ -0.06% ETH $2,694 ▲ +1.15% XRP $1.5861 ▲ +5.66% SOL $120.6400 ▲ +4.9%
S&P 500 7,715 ▲0.14 % DOW 51,465 ▲0.22 % NASDAQ 26,983 ▲0.16 % NAFTA 93.94 ▼0.71 % ARI 4,315 ▲0.4 % S&P 500 7,715 ▲0.14 % DOW 51,465 ▲0.22 % NASDAQ 26,983 ▲0.16 % NAFTA 93.94 ▼0.71 % ARI 4,315 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Sporti

Kapiteni Gjimshiti: Duam vendin e parë në grup dhe Europianin për herë të tretë!

Bashkë me trajnerin Maran doli në konferencë shtypi edhe kapiteni Berat Gjimshiti. Ai foli për frymën në skuadër dhe objektivin që ka Kombëtarja shqiptare në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi komentoi edhe zgjedhjen për të shkuar në Arabi. Mes të tjerash Gjimshiti theksoi:

“Besoj që e kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur pak më shumë kohë. Na nevojiteshin këto ditë për të mësuar dhe ushtruar idetë e trajnerit. Është frymë shumë pozitive në Kombëtare. Etriti është rikthyer, lojtar kyç dhe me eksperiencë. E njoh, kam luajtur bashkë në Itali, do t’u japë një dorë të rinjve.

Pse në Arabi? Ndoshta i kam hapur rrugën Asllanit… Ka qenë vendimi im, bashkë me Atalantën. Ndoshta nga jashtë nuk duket kampionat i fortë, sepse nuk e japin të gjithë televizionet, por është ligë shumë e vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi që kanë ardhur nga Europa 3-4 vitet e fundit. Nuk është aq e thjeshtë, siç duket. Sidomos për mbrojtësit, sepse çdo ekip ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës.

Premtimi është se do të japim maksimumin, do të jemi të gjithë bashkë, si në fitore, edhe në humbje. Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga duhur.

Rreshtimi? Këto vite kam pasur disa trajnerë dhe taktika të ndryshme. Kam folur shumë me trajnerin Maran për taktikat dhe gjëra të tjera. Mendoj se do të vendosë më të mirën për ekipin, të përshtaten të gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për sukses. Luajmë me 3 apo me 4, nuk besoj se ndryshon shumë, atë e vendos trajneri në fund.

Ne kemi pretendime për vendin e parë. Kam parë gjithmonë për maksimumin. Nuk kishim fat me Poloninë për Botërorin, do të ishte arritje e madhe. Prapë do të shikojmë të përsërisim Europianin. Pse jo për herë të tretë. Mentaliteti ka shumë rëndësi kur zbret në fushë, sepse gjithçka fillon në kokë. Në verë trajneri ka pasur idetë e tij, por nuk kishim shumë kohë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.