🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kapshticë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve

Brenda 24 orëve policia ka goditur dy raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 320 gramë kokainë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, të cilët synonin të trafikonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në dalje të Republiksë së Shqipërisë ka goditur dy raste të trafikimit të kokainës me qëllim kalimin e saj në shtetin grek. U arrestuan në flagrancë:

– Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht

– Redona Demolli , 21 vjeç

– Mikel Çekrezi, 29 vjeç

– Rudina Hoxha, 25 vjeç (të tre banues në Korçë).

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 263 gramë kokainë. Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike në çantën e saj mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe.

Shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, sërish në çantën personale të saj, iu konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 57 gramë kokainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.