🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.33 ▲3.09%
ARI 4,751 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,988 ▼ -0.85% ETH $2,182 ▼ -3.09% XRP $1.3319 ▼ -3.4% SOL $82.3400 ▼ -2.42%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Kardhiq-Delvinë, në gjysmë të rrugës. Rama inspekton punimet: Po ecën me shpejtësi

Në lotin e katërt të aksit Kardhiq-Delvinë punimet kanë kaluar 50% të volumit.

Kryeministri Edi Rama shkoi të inspektonte ecurinë e punës në këtë rrugë, përfundimi i së cilës do të evitojë Qafën e Muzinës, duke shkurtuar me 1 orë lidhjen e Tiranës me Sarandën.

“Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim. Është tamam si një plagë që çan dhe e lë në qiell të hapur. Volumi i punës është shumë i kënaqshëm. Sfida jonë është që jo vetëm të bëjmë rrugë ku të kalojnë njerëzit, por edhe rrugë cilësore, të qëndrueshme dhe nga pikëpamja mjedisore të pakontestueshme. Kështu që është shumë mirë, por duhet të bëhen të gjitha këto që të kurohet çdo lloj detaji që të jetë rrugë model”, deklaroi Rama.

Aksi Kardhiq-Delvinë pritet të ndihmojë edhe turizmin në jugun e vendit, ndërsa banorët e zonës shpresojnë se impakti do të ndjehet edhe në ekonomitë e tyre lokale.

Gjatë qëndrimit në jug të vendit, kryeministri vizitoi edhe qendrën shëndetësore të Lunxhërisë, në të cilën është investuar në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.