☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.60 ▼2.02%
ARI 4,991 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,283 ▼ -0.91% ETH $2,331 ▼ -0.53% XRP $1.5271 ▼ -3.08% SOL $94.9100 ▲ +0%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.60 ▼2.02 % ARI 4,991 ▼0.34 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.60 ▼2.02 % ARI 4,991 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Moda

Karl Lagerfeld në Bonn

Ekspozita e artit në Bonn tregon koleksionet që mbreti gjerman i modës Karl Lagerfeld, ka krijuar për firmat e famshme si Fendi, Chloé, Lagerfeld dhe Chanel.

Një udhëtim nëpër 60 vjet të historisë së modës.

E gjitha filloi më një mantel

karl1

Ekspozita në Bonn “Lagerfeld. Metoda e modës” (e hapur deri në 13 shtator) “do të prezantojë veprimtarinë krijuese të njërit nga stilistët më të mëdhenj, i cili i shpreh idetë e tij femërore në letër dhe në pëlhura”, thotë drejtori Rein Wolfs. Shfaqja fillon me një rrobë, që i hapi Lagerfeldit dyert në botën e modës: Me kopjen e një manteli, më të cilin Lagerfeld fitoi një konkurs në vitin 1954.

Mbreti i modës i apasionuar pas letrës

karl2

“Unë gjithmonë duhet të ndiej letrën ndër gishta, që të mund të krijoj”, thotë Lagerfeld për pasionin e tij për materialin e preferuar të punës. Letra përcakton jetën e Lagerfeldit: për krijimet e tij të modës, për fotografitë e tij, shënimet, letrat dhe librat. Madje edhe sfilatat e tij ai i planifikon në bllokun e shënimeve. Tavolina e punës e Lagerfeldit flet vetë.

karl3
Nga arkivat

Vetëm arkivi i Fend-it përmban rreth 40.000 skica të Lagerfeldit. Disa prej tyre janë ekspozuar tani në Bonn, së bashku me skica pör Chloé dhe Chanel. Edhe posterat e fushatave publicitare të Lagerfeldit, të grupuara, dekorojnë muret ngjyrë gri betoni të sallës së ekspozitës. Një sfond delikat për krjimet e Lagerfeldit.

Inovatori

karl4

Prej 50 vjetësh Lagerfeld punon për kompaninë italiane të modës Fendi. Kur filloi aty në 1965, ndryshoi fillimisht modën e peliçeve. Nga mantelat atëherë të rëndë prej gëzofi Lagerfeld krijon modele lozonjare dhe të guximshme, që nuk i mbështjellin më si tanke gratë, që i veshin, por fergëllojnë të lehta dhe të lirshme. Veç kesaj ai krijon modë dhe aksesorë të bukur dhe të përjetshëm.

Me aksesorë

karl5

Këpucët dhe çantat, që shumë grave u mbushin sytë me lot ngazëllimi, shumë burrave u ngrenë nervat. Por jo Karl Lagerfeldit. Për çdo koleksion ai i sjell edhe aksesoret e përshtashëm. Ekspozita tregon një përzgjedhje me 120 pjesë (në foto: Fendi). Për Chanel ai ka dizajnuar jo vetëm këpucë, çanta dhe rripa, por edhe 177 kopsa.

Pasqyra e kohës

karl6

Për Chloé Lagerfeld ka dizajnuar rroba, të cilat reflektojnë deshirat e shumë grave. Fustanet nga vitet 1970 janë të lehtë, të gjallë dhe romantikë. Të tjerat janë të pajisura me modele grafike. Mëndafshi është materiali i preferuar. Kukulla mban një fustan mëndafshi, pikturuar me dorë nga viti 1973.

Time for music

karl7

Koha e festimeve rë shfrenuara në klubin e njohur të Nju Jorkut “Studio 54“e frymëzoi Lagerfeldin për modele me motive divertuese. Në këtë fustan saten Lagerfeldi krahason trupin e femrës me një violinë. Ky fustan, si shumica e 120 modeleve në ekspoziten në Bonn, është marrë nga arkivat e shtëpive të modës, disa modele madje janë të huazuara nga muzetë e tjera.

Një imazh i ri për Chanel

karl8

Kur në vitin 1983 Karl Lagerfeld fillon punën te Chanel, ai i bën një kurë freskuese markës disi të vjetëruar. Ai risjell sërish në jetë modelet klassike, u jep kostumeve ngjyra të reja dhe modifikon prerjet. Fundet bëhen me të shkurtra, xhaketat më të gjata. Dhe kështu gratë e reja fillojnë ta veshin përsëri këtë markë. Ky kostum është i vitit 1991.

Kur prej materialeve prej leshi bëhet haute couture

karl9

Kostumi me material tweed, i krijuar nga Coco Chanel është dhe mbetet një model klasik. Në serinë “evolucioni i tweed-it” Lagerfeld tregon, se çfarë lloj veshjesh mund të krijohen nga ky material i modës së vjetër. Kështu Lagerfeldi u vë kostumeve tweed thakë, në skaje qep materiale transparente dhe delikate, ose thjesht hap vrima.

Pallati i letrës

karl10

Në sfilatat e modës më e mira vjen në fund: Haute Couture. Klasa më e lartë e modës, në të cilën stilistët paraqesin kryeveprat e tyre, unikate tepër të shtrenjta. Ky më i kushtueshmi i të gjitha variateteve në modë përbën edhe kulmin e ekspozites: një trio stilistësh krijoi një pallat prej letre, një vendë i denjë për veshjet luksoze të Chanel.

Kostum prej neopreni

karl11

Pjesa e fundit e ekspozitës është njëkohësisht edhe më e reja, nga koleksioni vjeshtë/dimër 2014/2015. Një veshje nusërie për shtatzëna. E veçanta s’është bishti i fustanit qëndisur me ar, por materiali neopren. Mbyllje me humor e një retrospektive në veprën e Lagerfeldit, që fokusohet te përdorimi prej tij i ngjyrave e materialeve, kontinuiteti i krijimtarisë së tij dhe ndikimi në botën e modës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.