Kategoria e Parë: Skënderbeu mjaftohet me një gol në transfertën ndaj Burrelit, Laçi dhe Pogradeci nuk i ndahen
Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet interesante në garën për objektivat e skuadrave.
Në transfertë, Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, duke vijuar të kryesojë renditjen e kampionatit. Fitore në transfertë mori edhe Laçi, që mposhti Kastriotin 2-1.
Fitore bindëse regjistroi Pogradeci, që triumfoi 5-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
Në sfidat e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 2-1, ndërsa dy ndeshjet Besa – Lushnja dhe Korabi – Apolonia u mbyllën në barazim pa gola.
Pas javës së 30-të, renditja e kampionatit kryesohet nga Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë dhe Pogradeci me 67 pikë. Më pas renditen Iliria me 38 pikë, Kastrioti me 36 pikë dhe Besa me 35 pikë.
Në pjesën tjetër të tabelës janë Korabi dhe Burreli me nga 33 pikë, Kukësi dhe Apolonia me nga 27 pikë, ndërsa Lushnja ka 26 pikë dhe AF Luftëtari 25 pikë.
Ja si ndryshon renditja pas javës 30-të:
The post Kategoria e Parë: Skënderbeu mjaftohet me një gol në transfertën ndaj Burrelit, Laçi dhe Pogradeci nuk i ndahen appeared first on Telesport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.