☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.24 ▼2.34%
ARI 4,103 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,057 ▲ +0.41% ETH $1,578 ▲ +0.52% XRP $1.0488 ▲ +0.32% SOL $72.2100 ▲ +6.21%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
27 Jun 2026
Breaking
Bota

Shkencëtarët australianë thonë se e kanë gjetur shërimin nga koronavirusi

Një ekip i shkencëtarëve australian po pretendon se e ka gjetur shërimin nga koronavirusi dhe po shpresojnë që t’i fillojnë testimet duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Klinike në Universitetin e Kuinslendit, profesori David Paterson, tha se ekipi i tij ka vërtetuar se dy ilaçe që përdoren për sëmundje të tjera e kanë shkatërruar virusin gjatë testimeve.

Ai gjithashtu tha se njëri nga ilaçet, që u është dhënë disa prej njerëzve të parë që janë infektuar me virusin e ri në Australi, tashmë ka bërë që koronavirusi të zhduket dhe pacientët të shërohen plotësisht.

“Ajo që dëshirojmë për momentin është një test i madh klinik në tërë Australinë, përfshirë 50 spitale dhe ajo që po bëjmë është krahasimi i një ilaçi me një ilaç tjetër dhe me kombinimin e dy ilaçeve”, shtoi profesori Paterson.

Ky hulumtues tha se ka besim që ky ilaç mund të fillojë të përdoret nga pacientët në mënyrë të sigurt. “Duam t’ua ofrojmë australianëve trajtimin më të mirë të mundshëm e jo thjesht hamendjet e dikujt që i ka nxjerrë nga disa persona”, tha ai për faqen “neës.com.au”.

Njëri nga dy ilaçet për të cilat profesori pretendon se i shëron njerëzit nga koronavirusi është një ilaç që përdoret kundër virusit HIV, transmeton Gazeta Express.

Hulumtimi i këtij ekipi u nxit fillimisht nga pacientët kinezë, të cilët i kishin përdorur këto ilaçe kur kishin ardhur në Australi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.