Kosova

Katër kandidatë në garën për Avokat të Popullit

Katër kandidatë, dy prej të cilëve me sfond politik kanë hyrë në listën e ngushtë të panelit intervistues të Kuvendit të Kosovës për Avokat të Popullit.

kat-euml-r-kandidat-euml-n-euml-gar-euml-n-p-euml-r-avokat-t-euml-popullit_hdPaneli intervistues i Kuvendit të Kosovës ka përzgjedhur 4 nga 21 kandidatët në garën për Avokat të Popullit. Këta katër kandidatë, i janë dërguar të mërkurën Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore të Kuvendit të Kosovës, raporton RTK.

Mazllum Baraliu, Shqipe Mala, Veton Vula dhe Suzan Novoberdaliu janë katër kandidatët që kanë marrë pikët maksimale të panelit intervistues prej 7 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesja e këtij paneli, Lirie Kajtazi i ka konfirmuar Radio Kosovës se katër kandidaturat i janë përcjell Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, të cilin ajo e kryeson, dhe se të hënën do të shqyrtohen nga po ky Komision.

“Me rregullore kërkohen tri kandidatura por, ne i kemi dërguar 4 ngase dy kandidatët e fundit kanë pasur pikë të njëjta. Është një balancë gjinor dhe do të jetë Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore që do të vendos për 3 nga ata”, ka thënë Kajtazi.

Pavarësisht numrit të kandidatëve, paneli intervistues nuk ka mundur të lë anash kandidatët me sfond politik. Kështu në mesin e kandidaturave do të jetë Suzan Novoberdali ish deputete e Aleancës Kosova e Re dhe Mazllum Baraliu, njëri nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu në garën e ngushtë mësohet se ka hyrë një kandidatë që po hetohet për një aksident me lëndime trupore në territorin e Shqipërisë.

Por, Kajtazi ka thënë se është plot një javë kohë për të verifikuar edhe njëherë përputhshmëritë ligjore të secilit kandidat.

“Për një deklarim politik ne i kemi detyruar ta nënshkruajnë një deklaratë që ata me marrë një përgjegjësi sepse shpesh ka ndodhë që paneli të vihet në lajthitje dhe kështu që përgjegjësinë morale e bartin ata vetë. Për të tjerat aq sa kemi pas informacion kemi vendos”, ka thënë Kajtazi.

Kjo është tentativa e dytë e Kuvendit për të zgjedhur Avokatin e Popullit, mandati i të cilit ka skaduar që prej 8 muajsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button