☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.43 ▲0.2%
ARI 4,409 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,027 ▼ -1.55% ETH $2,058 ▼ -1.72% XRP $1.3864 ▼ -1.83% SOL $86.4000 ▼ -1.51%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.43 ▲0.2 % ARI 4,409 ▼3.64 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.43 ▲0.2 % ARI 4,409 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

KDI: Transparenca e prokurimit në qeveri, pa progres

Instituti Demokratik i Kosovës shpalosi indeksin vjetor të transparencës në prokurim publik për Ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit përmes një tryeze.

Artan Canhasi nga KDI tha se “nuk vërehet një trend pozitiv i rritjes së transparencës së dokumenteve të publikuara nga Kabineti Qeveritar që kanë të bëjnë më prokurimin publik. Shpresojmë që prokurimi elektronik do të ndryshojë këtë gjendje”.

Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP tha se “transparenca qeveritare është e lartë për çështje të vogla; kurse, ajo mungon kur është fjala për kontrata madhore sikurse ajo e autostradës apo termocentralit”.

Ministria e Drejtësisë kryeson si më transparentja sa i përket transparencës buxhetore, duke ofruar raporte javore të shpenzimeve. Kurse Ministria e Financave kryeson sa i përket publikimit të njoftimeve për kontratë. KDI rekomandon që ministritë e tjera të ndjekin shembullin e këtyre të fundit.

Me një buxhet shteti përgjithësisht të pamjaftueshëm, efikasiteti dhe transparenca në shpenzimin e secilit cent të parasë publike dhe kthimi i saj në të mirë publike është e domosdoshme.

Indeksi i Transparencës është produkt matës përmes së cilit KDI synon të bëjë përgjegjëse dikasterët qeveritarë për transparencë në shpenzimin e parasë publike dhe të matë progresin në këtë fushë nga viti në vit.

Ky aktivitet i KDI/TIK është realizuar në kuadër të projektit Transparenca dhe llogaridhënia në prokurimin publik në nivelin lokal, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.