☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.72 ▼0.16%
ARI 4,591 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,472 ▲ +0.04% ETH $2,059 ▲ +0.67% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $83.3800 ▼ -0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KE: Pavarësisht uljes, Shqipëria me nivelin më të lartë të kredive të këqija në rajon

Teksa Shqipëria ka ulur me gati 9 pikë përqindje nivelin e kredive me probleme nga fundi i vitit 2015 deri në gusht të këtij viti, sërish bashkë me Serbinë mbetet një nga vendet me nivelin më të lartë të kredive në probleme në rajon.

Komisioni Europian, në raportin periodik për Shqipërinë, vuri në dukje dje se Shqipëria dhe Serbia po vazhdojnë të regjistrojnë raportet më të larta të NPL në rajon përkatësisht me 15-16% të totalit të kredive, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 11.1% dhe Mali i Zi 8.8%.

Në të gjithë rajonin, raporti i NPL-ve u ul lehtësisht në 3.3% në tremujorin e dytë të vitit, nga 3.4% në tremujorin e parë të vitit 2017.

Në Shqipëri, kredia me probleme është ulur si rezultat i fshirjes së huave të këqija të mbartur më shumë se tre vite në bilance. Raporti i kredive me probleme (NPL) ndaj totalit të kredive ka vazhduar të vijë në rënie në muajt e fundit. Niveli i NPL-ve qëndroi në 15.1% në gusht 2017, nga 21.4% në gusht 2016.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017, huadhënia bankare vazhdoi të mbështeste rritjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rritja e kredisë u përshpejtua në mënyrë të moderuar, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ndërkohë që u rrit ndjeshëm në Malin e Zi.
Nga ana tjetër, rritja e kredisë u ngadalësua në Serbi dhe Kosovë, dhe ishte negative në Shqipëri (e parregulluar për ndryshimet në kursin e këmbimit). Kreditimi i ekonomive familjare po rritet më shpejt sesa kreditimi i korporatave.

Komisioni Europian vë në dukje se rritja e kredisë po kufizohet nga niveli i lartë i kredive me probleme.
Rritjet e larta të kredive me probleme në shumicën e vendeve vazhdojnë të përbëjnë një sfidë të stabilitetit financiar për rajonin. Në përgjithësi, kreditë joperformuese përbëjnë deri në një të pestën e totalit të kredive dhe progresi në reduktimin e tyre nuk konsiderohet i mjaftueshëm nga KE.
Gjithashtu Banka Qendrore Europiane e ka cilësuar nivelin e lartë të kredive një rrezik për stabilitetin financiar në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.