Këmbimi valutor- Rritet kostoja e kredisë në dollarë
Forcimi i dollarit amerikan në këmbim me lekun ka rritur koston e kredisë në këtë monedhë.
Ekspertët e ekonomisë shprehen se, forcimi i dollarit amerikan në bursat ndërkombëtare ka rritur vlerën e USD në këmbim edhe me monedhën vendase, ku vetëm vitin e fundit është mbi 24 për qind, por gati më këtë ritëm janë shtrenjtuar edhe kreditë në këtë valutë.
Sipas BSH-së, kredia në dollarë në totalin e kredisë zë 10 për qind, pasi valuta amerikane e ka ulur peshën në totalin e huasë që kur, euro u prezantua fizikisht në tregje.
Në fillim të 2009 dollari këmbehej me lekun në kuotën 96 lekëve, nga 130 lekë që po kushton sot. Banka e Shqipërisë e ka konsideruar kursin e këmbimit një rrezik që shoqëron huamarrjen në valutë.
Sipas Bankës së Shqipërisë individët vijojnë prirjen e zvogëlimit të ekspozimit ndaj kredisë së pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit. Në fund të vitit 2013, kjo kredi zbriti në rreth 34.2% të tepricës së kredisë totale për individë, nga 38.7% që shënonte në gjashtëmujorin e parë të vitit.