Bota

Kenia bombardon bazat e al-Shababit në Somali

Forcat ajrore keniane kanë bombarduar pozicionet e grupit islamik al-Shabab në Somalinë fqinje, duke u fokusuar më së shumti në dy kampet e tyre në rajonin e Gedos, të përdorura rëndom nga militantët për të kaluar në Kenia.

1428323434kenia-bombardimKy është i pari reagim ushtarak ndaj masakrës së javës që shkoi në Universitetin e Garisës, episodi i përgjakshëm që tronditi mbarë botën vetëm pak ditë përpara njërës prej festave më të rëndësishme të shënuara të kalendarit katolik, Pashkëve.

Të dhënat e fundit tregojnë se në mesin e agresorëve ishte edhe i biri i një zyrtari të lartë qeveritar. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sqaroi se Adbi-Rahim Abdullahi ka qenë njëri nga katër personat e armatosur që mësynë kolegjin universitar e vranë 150 të rinj, shumica të krishterë. Zyrtari në fjalë duket se e kishte njoftuar më parë zhdukjen e të birit. Megjithatë, kjo formë distancimi e tij nuk mjafton për të fashitur zemërimin e banorëve të Garisës, të cilët janë të bindur se qeveria mund ta kishte parandaluar gjakderdhjen dhe dështoi ta bënte një gjë të tillë.

“Gjendja e sigurisë është shumë e keqe. Për ne, faji është i gjithi i qeverisë sepse nuk po bën ndonjë gjë në këtë drejtim”, thotë një banor i zonës.

Edhe pse shefi i sigurisë së Kenias e mbrojti me forcë reagimin e forcave speciale ndaj sulmit, agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se u deshën të paktën shtatë orë që efektivët të shkelnin në vendin e ngjarjes, ku gazetarët kishin mbërritur përpara tyre. Masakra e militantëve somalezë të al-Shabaabit ndaj studentëve kenianë shkaktoi  hidhërim dhe tronditje në mbarë globin.

Por, terrori me sa duket nuk ka marrë fund, pasi ekstremistët islamikë paralajmërojnë për akte të tjera dhune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button