Këpucët për vjeshtë/dimër 2014-15, koleksioni nga Christian Dior
Këpucët për vjeshte/dimër 2014-15, koleksioni Christian Dior prezantojnë dekolte elegante, me take skulpture dhe sneakers super fashion. Shtëpia e modës franceze na imponon stilin e saj, ne ekuilibër perfekt mes stilit klasik dhe shijesh moderne
Koleksioni i këpucëve Christian Dior per sezonin vjeshte/dimër 2014-15 do te gëzojë pa mase fashion victim ne te gjithë boten, fal miksimit te shijesh klasike dhe aplikacioneve qe nuk kalojnë pa u vene re te dëshiruara nga stilisti Raf Simons. Këpucët dekolte tregojnë elegancën e maison francez ku hapësire te gjere gjejnë edhe format klasike, këpucë me maje dhe taka stilet, një ngjyrëshe prej lëkure. Por ajo qe ka bere për vete janë shpikjet e koleksionit te lidhura me format e takave, dekolte me taka skulpture, me te vërtet shume te veçanta te para ne pasarela dhe menjëherë te adhuruara nga dashamirëset e fashion. Modelet pumps janë me agresive se dekoltetë prezantohen ne ngjyrën e zeze gjithmonë prej lëkure por edhe ne ngjyrën blu, roze karamele, me stampa me lule. Nuk mungojnë edhe modelet open toe apo ato me glamour dhe te veçanta si pumps te mbuluara me gurë.
Stampat me lule dhe insertet te tjera përveç aplikacioneve bizhu gjenden edhe tek balerinat, nuk mungojnë as modelet slippers. Nëse jeni ne kërkim te sneakers, koleksioni vjeshte/dimër 2014-15 nga Christian Dior ka menduar për ju. Këto këpucë vijnë me te vërtet inovative dhe fashion, një përzierje mes slip on dhe modeleve klasike te këpucëve sportive. Modelet sneakers Dior prezantohen ne tonet e rozës, te bardhës dhe te zezës me aplikacione bizhu qe i bëjnë edhe me shume unike, perfekte për ti kombinuar me street style pop, një nder trendët e sezonit.
Për sa i përket sandaleve me taka te larta dhe te holle, Dior propozon modele qe lidhen ne qafen e këmbës me një rrip ne kavilje. Çizmet, këpucët e preferuara nga femrat gjate sezonit te ftohte respektojnë trendët e overknee, por nuk mungojnë edhe modele këmbalesh klasike prej lëkurë.