Kërcënohet pronari i MCN TV, Endri Meksi
Një incident i rëndë raportohet të jetë regjistruar në Tiranë, ku CEO i MCN TV, Endri Meksi, është kërcënuar nga tre persona të maskuar që janë paraqitur pranë ambienteve të medias rreth orës 23:00 të së dielës.
Sipas informacioneve, autorët kanë mbërritur me një automjet tip “Audi” të bardhë dhe kanë qenë të armatosur si dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli. Ata kanë kërcënuar drejtuesin e televizionit dhe më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.
Për ngjarjen është bërë kallëzim nga vetë Endri Meksi, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe të vetë MCN TV për të identifikuar autorët.
Ngjarja konsiderohet serioze pasi kërcënimi ka ndodhur pranë ambienteve të një media, duke ngritur shqetësime për sigurinë e gazetarëve dhe klimën e lirisë së medias në vend. Hetimet janë në vijim.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.