Ekonomia

Keri: Akse rrugore të rëndësishme do të pajisen me sinjalistike rrugore

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës parashikon pajisjen me të gjithë elementet e sigurisë të disa akseve rrugore të rëndësishme në vend.

Sipas drejtorit të kabinetit në ministrinë e Transportit, Krislen Keri, do të kemi rrugë me standarte dhe sinjalistikë moderne.

“Do të nisim implementimin me elementë të sigurisë rrugore për aksin nga Vora drejt Hanit të Hotit, do të kompletojmë me sinjalistikë rrugën Rrogozhinë-Kapshticë, sipas standarteve të larta europiane, si dhe do të pëfundojmë aksin Rinas-Durrës, ndërsa është kompletuar aksi Tiranë-Kashar-Rinas”, tha Keri.

Aktualisht, sipas tij, ka perfunduar një pjesë e rëndësishme e pajisjes me sinjalistikë të aksit rrugor Rrogozhinë-Butrint. Po ashtu, ai bëri të ditur se është transformuar projekti i rrugës Lin-Pogradec, sipas të cilit, do të ketë ndriçim me standard të lartë. Keri tha se kemi në plan të vendosim edhe sinjalistikën me tabela kulturore në rrugën Egnantia.

Sipas specialisteve, pajisja me sinjalistikë në disa prej akseve rrugore ka sjellë efekte pozitive. Në muajin gusht rezultojnë 20 aksidente më pak me pasojë vdekjen krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button