Politika

Kërkimi për thesar në Mokër, prokuroria nuk gjen urdhrat e Imamit

Hetimet në “udhëkryq”, akuza: Denoncimi mbi bazën e thashethemeve

arben“Kemi kërkuar të dhëna shtesë nga Ministria e Mbrojtjes për thesarin në Mokër. Oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar zyrtarisht këto shkresa, por nuk kanë arritur t’i disponojnë”

Për kallëzimin e Kodhelit për përdorimin e ushtrisë si roje, akuza thotë se nuk ka konstatuar ndonjë përgjegjësi penale, pasi edhe kallëzimi ishte se “kanë shkelur Kushtetutën”

Dosja e thesarit

Burimet nga Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës pohojnë se për këtë kallëzim të Ministrisë së Mbrojtjes janë bërë verifikimet e para, por nuk është gjetur ndonjë dokument apo provë që mund të faktojë parregullsitë e pretenduara. Hetues që kanë në dorë kallëzime të tjera ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të SHIU-t, apo edhe të Forcave të Armatosura, kanë kërkuar më shumë dokumente për këtë kallëzim, por deri më tani nuk kanë gjetur prova, që mund të hidhnin dritë mbi kërkimet për thesar nga forcat e Shërbimit Informativ Ushtarak. Sipas kallëzimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka përdorur ushtrinë dhe Shërbimin Informativ të Ushtrisë për të kërkuar për thesar në zonën e Mokrës, ndërsa u pretendua se ka shkelur ligjin, duke kryer veprimtari antikushtetuese për Forcat e  Armatosura. Imami dyshohej se kishte urdhëruar kreun e SHIU-t, Ylli Zylën, për të bërë kërkime në zonën e Mokrës, për të cilën përflitet dhe në legjenda se ekzistojnë zonat me flori. Nisur nga këto gojëdhëna për qypa me flori, Imami, sipas burimeve, ka urdhëruar Zylën që të përdorë fondin e SHIU-it (AIM) për të blerë pajisjet e posaçme, detektorë me qëllim realizmin e kërkimeve, për gjetjen e metaleve. Nga buxheti i AIM janë përdorur rreth 5 milionë lekë për blerjen e kësaj pajisjeje. Mësohet se fonde për kërkime floriri janë përdorur dhe nga dikastere të tjera që kanë qenë në varësi të Imamit.

Ushtria si roje

Prokuroria ka hetuar edhe përdorimin e Ushtrisë si rojë në Kampionatin e Peshëngritjes në muajin prill të vitit 2013. Megjithatë, edhe për këtë procedim penal, hetimet nuk kanë avancuar, teksa çështja është drejt pushimit, pa përgjegjës konkret. Në fakt, kallëzimi i Kodhelit ishte se paraardhësi i saj kishte shkelur Kushtetutën, ndërsa akuza nuk ka vërtetuar dot se çfarë përgjegjësish penale ka pasur Imami, apo edhe krerët e ushtrisë. Kallëzimi thoshte se pjesëtarë të Forcave Speciale të një ushtrie që është pjesë e NATO-s janë denigruar nga drejtuesit e tyre duke i përdorur si roje të thjeshta për mbarëvajtjen e një evenimenti që është përdorur politikisht nga qeveria “Berisha” për propagandë. Kampionati Europian i Peshëngritjes u zhvillua nga data 5 deri në 14 prill të vitit 2013, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Në të morën pjesë 35 ekipe pjesëmarrëse, afërsisht 400 sportistë dhe mbi 50 trajnerë. Krahas sportistëve në vendin tonë mbërritën edhe një numër presidentësh dhe figurash të larta të peshëngritjes. Qeveria mori përsipër një pjesë të madhe të organizimit të këtij kampionati nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Mësohet se ka qenë një kërkesë e Ministrisë së Turizmit për ruajtjen e këtij aktiviteti nga forcat e ushtrisë. Elita e Ushtrisë Shqiptare e trajnuar nga specialistët e NATO-s përfundoi duke mbajtur valixhet e presidentëve të federative të peshëngritjes.

Dosja po analizohet nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Tiranës 

Akuza, asnjë vendimmarrje për “reklamat”

Prokuroria e Pergjithshme

Prokuroria ende nuk ka bërë publikë vendimmarrjen për dosjen e “Reklamave”, ku hetuesit kanë propozuar që ish-ministri i Mbrojtjes të mos merret i pandehur. Drejtuesit e akuzës së kryeqytetit, por edhe asaj qendrore, u duhet të firmosin një nga vendimet më të vështira, pasi në çdo rast mund të kontestohen. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se hetuesit e çështjes u kanë propozuar drejtuesve të Prokurorisë së Tiranës që hetimet ndaj Imamit të pushohen, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale, në lidhje me urdhrat apo me procedurat e tenderit. Grupi hetimor mësohet se ka faktuar se të vetmit përgjegjës për këtë çështje mund të jenë disa vartës të Imamit, që kanë kryer të gjitha procedurat, teksa kanë qenë kryetarë apo anëtarë të komisionit, ku kanë vendosur edhe për fituesit, të cilët dyshohet se ishin të paravendosur. Megjithatë, hetimet duket se janë zvarritur sadopak, pasi edhe prokurorja që kishte në duar këtë procedim penal ka marrë leje lindjeje, ndërsa tashmë e gjithë “barra” u ka ngelur drejtuesve të akuzës së kryeqytetit. Dy janë rrugët e këtij procedimi penal, ose të pushohet, ose çështja të transferohet në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka të gjithë kompetencën e hetimit të deputetëve apo njerëzve me imunitet. Një muaj më parë, menjëherë pas pyetjes së deputetit Imami, prokuroria tha se është afër një vendimmarrjeje. Ndërkohë, të pyetur sërish pas një muaji, e njëjta deklaratë lëshohet “jemi afër një vendimmarrjeje”. Disa muaj më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, denoncoi paraardhësin e saj në këtë detyrë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti”, si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”, ndërsa bëhej fjalë për tenderin e reklamave me vlerën 1.2 milionë USD. “Në kundërshtim me ligjin, paratë e MEICO-s i shpenzuat për spote publicitare dhe aktivitete sportive në shumën 120 milionë lekë të reja”, tha në një seancë parlamentare.

Burgaj

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka vendosur edhe fatin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Ky i fundit u kallëzua penalisht nga Ministria e Brendshme për “reklamat”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button