Ekonomia

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takohet me Kryeministrin e Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, Torsten Albig

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kiel, kryeqendrën e Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, u prit sot në një takim të veçantë nga Kryeministri i këtij Landi, Torsten Albig.

Gjatë takimit, Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në këtë Land të rëndësishëm dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve të veçanta, të qëndrueshme, dinamike dhe shumëplanëshe dhe do të kontribuojë në vendosjen dhe zhvillimin e kontakteve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing.

Meta vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe në investimet strategjike në ekonominë e Shqipërisë.

“Gjermania dhe kontributi i saj janë të pazëvendësueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, vlerësoi Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se “Roli dhe interesi i saj jo vetëm për stabilitetin e Shqipërisë por edhe atë të Ballkanit Perëndimor veçohet në ditët e sotme”.

01Meta theksoi nevojën e vendosjes dhe forcimit të bashkëpunimin në fushën e industrisë së peshkimit, tregtisë, transportit detar, atë të bujqësisë dhe turizmit si dhe energjisë së rinovueshme dhe kërkimit shkencor me Landin e Schleswing Holstein.

Kryeministri i Landit të Schleswing Holstein, Torsten Albig, në fjalët e tij të mirëseardhjes nënvizoi kënaqësinë që Kryetari të Kuvendit, Ilir Meta, viziton Kryeqendrën Kiel duke shprehur besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing Holstein në fushat me interes reciprok.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që shumë shpejt të organizohet në Kryeqendrën e Kielit një takim mes Dhomave të Tregtisë, gjatë të cilit të promovohen potencialet ekonomike të Shqipërisë dhe të diskutohen rrugët e shfrytëzimit të tyre.

Meta e ftoi gjithashtu Kryeministrin e Landit të Schleswing Holstein, Torsten Albig, për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u priti me kënaqësi ftesën nga Albig.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button