Kosova

Kerry, Qeverisë së Kosovës: Merruni seriozisht me korrupsionin

Konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e ka pritur mirë edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se pret të punojnë për së afërmi me institucionet e Kosovës në përballjen me sfidat e shumta të Kosovës, përfshirë dialogun me Serbinë dhe themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me akuzat e hetuara nga Task Forca Speciale Hetimore.

kerry-qeveris-euml-s-euml-kosov-euml-s-merruni-seriozisht-me-korrupsionin_hdAi ka thënë se kjo qeveri e koalicionit dhe procesi që çoi në formimin e saj tregojnë qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e institucioneve politike dhe demokratike të Kosovës.

Ja deklarata e plotë e Sekretarit Kerry lidhur me Formimin e Qeverisë në Kosovë

Ne e përgëzojmë Kosovën për konstituimin e Kuvendit të saj dhe formimin e qeverisë së saj –tranzicionin e parë demokratik të pushtetit politik të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të drejta në gjithë territorin e Kosovës. Kjo qeveri e koalicionit dhe procesi që çoi në formimin e saj tregojnë qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e institucioneve politike dhe demokratike të Kosovës.

Ne e përgëzojmë Presidenten Jahjaga për lidershipin e saj të palëkundur për të siguruar që ky tranzicion të jetë në pajtueshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Ne poashtu përgëzojmë Kryeministrin Isa Mustafa dhe presim që të punojmë afërsisht me të dhe me kabinetin e tij të ri gjersa ata përballen me sfidat e shumta të Kosovës dhe rajonit.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin përpjekjet e Kosovës në tejkalimin e këtyre sfidave, përfshirë Dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, dhe në përkushtimin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për t’u marrë me akuzat e hetuara nga Task Forca Speciale Hetimore. Ne presim nga qeveria që të punojë në mënyrë gjithëpërfshirësë për të përkrahur të gjitha komunitetet e Kosovës, dhe që të merret seriozisht me çështjen e korrupsionit.

Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Kosovën lidhur me agjendën e përbashkët që e çon përpara zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe integrimet Euro-Atlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button