☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.37 ▼3.31%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,880 ▼ -0.27% ETH $2,315 ▲ +0.25% XRP $1.5223 ▲ +0.35% SOL $93.8700 ▼ -0.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.37 ▼3.31 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.37 ▼3.31 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KESH: Bilanci energjitik është rritur me rreth 437.000 MWH

Sasia e lartë e reshjeve gjatë dy javëve të para të muajit janar ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjitike në HEC-et e Kaskadës së Drinit.

Bilanci energjitik është rritur me rreth 437.000 MWH. Sipas të dhënave të bëra publike nga kompania KESH, rezerva energjitike është shtuar me 368.000 MWh krahasuar me fundvitin e 2015-ës.

Niveli i HEC Fierzës është rreth 11.32 metra më lartë se niveli më datën 31 Dhjetor 2015. KESH depozituar rreth 44.900 MWh në KEK në kuadër të marrëveshjes së përbashkët, ndërsa rreth 24.000 MWh janë prodhuar për zevendësimimin e sasisë së energjisë që ishte kontraktuar për tu importuar.

Aktualisht importi është ndalur dhe KESH po shfrytëzon maksimalisht prurjet në basenet e HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, duke prodhuar energji me të gjithë agregatët disponibël në këto dy HEC-e për të plotësuar nevojat e vendit. HEC Fierza do të mbahet e stakuar për të rritur rezervën energjitike duke akumuluar prurjet (me përjashtim të rasteve kur sistemi do të kërkojë më shumë energji).

Nga të dhënat e sektorit të operimit dhe monitorimit të kaskadës në KESH, llogaritet që në mesditën e sotme, niveli i HEC Fierzë të ketë arritur 287.18 m dhe prurjet rreth 800 m3/sek. Niveli në HEC Koman llogaritet 173.70 m dhe prurjet anësore janë rreth 350 m3/sek. Niveli në HEC Vau i Dejës llogaritet 75.01 m dhe prurjet anësore rreth 120 m3/sek. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare garanton se situata është plotësisht nën kontroll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.