Këshilli Fiskal prezanton sot analizat për qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe Shtyllën e Dytë
Këshilli Fiskal organizon sot një prezantim për qëndrueshmërinë financiare dhe demografike të sistemit pensional, me analizat dhe parashikimet më të reja për zhvillimin e tij dhe për performancën e Shtyllës së Dytë të pensioneve.
Qëndrueshmëria financiare dhe demografike e sistemit pensional, si dhe drejtimet e mundshme të reformës së tij, do të jenë në fokus të një prezantimi që Këshilli Fiskal organizon sot, siç njofton MIA.
Sipas raportimit të MIA-s, në aktivitet do të prezantohen analizat dhe parashikimet më të reja për zhvillimin e ardhshëm të sistemit pensional në Maqedoninë e Veriut, me vëmendje të veçantë për funksionimin dhe performancën e Shtyllës së Dytë të pensioneve.
Gjetjet kryesore do t’i prezantojë kryetari i Këshillit Fiskal, akademik Abdulmenaf Bejxheti, ndërsa drejtoresha ekzekutive e Finance Think, Blagica Petreski, do të prezantojë studimin “Odrzhlivost na penziskiot sistem vo Severna Makedonija” (Qëndrueshmëria e sistemit pensional në Maqedoninë e Veriut) me simulime të zgjidhjeve të mundshme reformuese.
Parashikohet edhe fjala e prof. dr. Shpresa Alija nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, e cila do të prezantojë analizën për performancën e Shtyllës së Dytë të pensioneve, të hartuar në bashkëpunim me MAPAS-in.
Sipas njoftimeve, ndër temat që do të diskutohen janë hendeku financiar në sistemin pensional, ndikimi i trendeve demografike në qëndrueshmërinë e tij, reformat e mundshme për garantimin e stabilitetit të sistemit, si dhe kthimet dhe zhvillimi i ardhshëm i Shtyllës së Dytë të pensioneve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.