🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $69,059 ▼ -3.11% ETH $2,075 ▼ -4.16% XRP $1.3690 ▼ -2.97% SOL $86.9300 ▼ -5.35%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE nuk miraton urdhrin e administratorit për pezullimin e drejtorit rajonal

Tjetër përplasje mes drejtuesve të një institucioni. Një ditë pasi Administratori i OSHEE, Haki Mustafa ka urdhëruar pezullimin e Drejtorit të OSHEE Elbasan, Bukurosh Maçi, Këshilli Mbikëqyrës i këtij institucioni ka hedhur poshtë urdhrin duke mos e miratuar.

Për Këshillin Mbikëqyrës ky urdhër është në kundërshtim me ligjin dhe administratori Mustafa ka kapërcyer kompetencat. Sipas këtij organi të OSHEE-së, administratori ka të drejtë vetëm të propozojë por jo të urdhërojë pezullime, pasi vendimet i merr Këshilli Mbikëqyrës.

Dje Administratori teknik i OSHEE, urdhëroi pezullimin e dy drejtuesve të kompanisë OSHEE në Elbasan e Pukë pasi morën pjesë në fushatë. Po kështu janë emëruar menjëherë dy drejtuesit e rinj.

DEKLARATA E PLOTË E KËSHILLIT MBIKËQYRËS
Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Gjatë kësaj mbledhjeje u konstatua se urdhri i Administratorit të OSHEE për pezullimin nga detyra të Z. Bukurosh Maçi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan është i pabazuar në ligj dhe është marrë nga Administratori i shoqërisë në kapërcim të kompetencave të tij të përcaktuara në statutin e shoqërisë.

Rrjedhimisht, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur mosmiratimin e urdhrit Nr.15238, datë 12.06.2017, të administratorit të OSHEE dhe ka kërkuar prej tij marrjen e masave të menjëhershme për revokimin e këtij urdhri.

Në arsyetimin e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës sqarohet se është pikërisht ky organi kompetent për emërimin dhe lirimin nga detyra te drejtuesve të Drejtorive në Nivel Kombëtar dhe Rajonal të shoqërisë OSHEE dhe jo administratori.

Gjithashtu sqarohet se zgjidhja e menjëhershme e kontratës të punës mund të bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara dhe në çdo rast administratori duhet të propozojë para Këshillit Mbikëqyrës ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, si organi kompetent për këtë vendimmarrje.

“Masa disiplinore e ‘Pezullimit nga detyra’ nuk është një masë disiplinore e parashikuar në ligjin Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe as në Kontratën Kolektive të Shoqërisë OSHEE sh.a.

Në vijim, në bazën ligjore, Urdhri Nr. 15238 Prot. datë 12.06.2017 i administratorit të shoqërisë OSHEE, për pezullimin nga detyra i z. Bukurosh Maçi, i referohet edhe VKM-së Nr. 473 datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Në kuptim të pikës 2 të këtij vendimi, punonjësit e OSHEE sh.a nuk janë punonjës te administratës shtetërore.
Referuar pikës 4 të këtij vendimi, punonjësit e administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje,” thuhet ndër të tjera në vendimin e dalë nga Këshilli Mbikëqyrës të OSHEE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.