Ekonomia

Këshilli Mbikëqyrës miraton raportin vjetor të BSH gjatë vitit 2014

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë  miratoi sot raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit gjatë vitit 2014.

0801-BANKA-SHQIPERISE-525x350Banka e Shqiperise ben te ditur se, raporti vjetor përbën detyrimin ligjor të Bankës së Shqipërisë me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti vjetor përbën një dokument të rëndësishëm ku në mënyrë transparente shpalosen para Kuvendit dhe publikut  aktiviteti i Këshillit Mbikëqyrës dhe i Bankës së Shqipërisë në përmbushje të objektivave të saj institucionale, monetare, valutore, mbikëqyrëse, operacionale dhe zhvillimore.

Më konkretisht në të pasqyrohen, Zhvillimet e përgjithshme makroekonomike në vend; Politika monetare dhe ajo valutore të ndjekura nga Banka e Shqipërisë; Zhvillimet në tregjet financiare dhe rreziqet potenciale me të cilat përballet stabiliteti financiar; Aktiviteti mbikëqyrës, licencues dhe rregullator; Aktiviteti i emisionit monetar, sistemit të pagesave, kërkimor, komunikues dhe edukimit të publikut; Administrimi i burimeve njerëzore dhe shërbimeve logjistike;.Veprimtaria e kontrollit të brendshëm. Bilanci kontabël, pasqyrat financiare dhe deklarata e auditorit të jashtëm. si dhe Objektivat kryesore të institucionit për vitin 2015.

Pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit të Shqipërisë  çdo i interesuar mund të gjejë një  kopje të plotë të raportit vjetor në faqen web të Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.org.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button