Keti Bazhdari uron Voltana Ademin për fitoren
Kandidatja e ASHE për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka uruar për fitoren kandidaten e APPD, Voltana Ademi e cila, edhe pse numërimi në bashkinë e madhe të Shkodrës nuk ka përfunduar plotësisht, është fituesja e zgjedhjeve të 21 qershorit me një avantazh të thellë prej së paku 10 mijë votash. “Voltana Ademit i uroj punë të mbarë në detyrën e re. Shpresoj të jetë personi i duhur për drejtimin e Shkodrës”, ka thënë Bazhdari.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.