☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.35 ▼3.33%
ARI 4,996 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,995 ▲ +0.08% ETH $2,322 ▲ +0.83% XRP $1.5266 ▲ +0.84% SOL $94.0600 ▲ +0.45%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.35 ▼3.33 % ARI 4,996 ▼0.24 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.35 ▼3.33 % ARI 4,996 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Këto ditë me borë në Alpet e Shqipërisë

Moti me reshje dëbore i këtyre ditëve, veçse vështirësoi rrugëkalimet, izoloi e vuri në vështirësi disa prej fshatrave të thellë në zonat veriore, por u bë edhe një motiv për turistët e aventurës malore.

ILIRINë zonat me dëborë këto ditë ka pasur mjaft vizitorë të huaj, kryesisht nga Franca që janë ngjitur në lartësi borëmbajtëse dhe kanë vizituar vende dhe fshatra të këtyre lartësive. Një nga shoqëruesit e rregullt të këtyre guidave, Ilir Mati, raporton për këta vizitorë të dëborës nga lartësitë e Bogës.

Pas 3 ditë kohë me reshje bore, era e veriut  e hapi kohën, thote Mati.  “Jam 292 km larg Tiranës në Alpet e Shqipërisë, malesi e Dukagjinit, në fshatin Bogë të Rrugovës të Pejës”, raporton ai. Këtu ka dëborë, ajër të pastër dhe një mikpritje të rrallë shqiptare. Na presin në bujtina apo shtëpi të tyre dhe sillen shumë miqësisht me ne të ardhurit. Kulinaria vendase dhe tradita e gatimit dhe servirjes, u bëjnë shumë përshtypje miqëve të mi francezë. Aty mësojnë edhe për historinë, traditën dhe kulturën e zonës. Ata na shpjegojnë edhe domethënien e emrave të fshatrave, rrugëve e vendbanimeve gjithmonë duke i shqipëruar apo krahasuar me shqipen. Rrugovë dhe Bogë ka të bëje me rrugën malore natyrore që lidh buzëdetin Adriatik me Rrafshin e Dukagjinit: Bokë e Kotorrit-Bogë e iliri1Kelmendit-Theth-Qafë Pejë-Qafë e Dasmorëve-Bogë e Rrugovës-Pejë..,e plotë toponime të tjera që lidhen me banime të herëshme dhe histori të këtyre anëve. Në këto anë mëson edhe për sllavizimin e shumë emrave e toponimeve që origjinën e hershme e kanë nga shqipja e vjetër, thotë Mati. Emri Bogë ka mundësi të jetë sllavizim i fjalës “bocca”, grykë. Pra: Bogë=Bokë=Grykë-shpjegon ai. Peizazhi  turistik shqiptar është i vizitueshëm në çdo stinë. Bora dalengadalë do të shkrijë dhe gjelbërimi do të mbuloi këto anë. Të tjerë vizitorë do të dynden drejt veriut piktoresk duke zbuluar të tjera vlera të natyrës sonë. Por, a jemi ne gati për të pritur turistët e radhës? Infrastruktura rrugore mbetet problemi kryesor që pengon turizmin malor. Po ashtu, shërbimi hoteljer i mbetur në dorë të pasionantëve amatore dhe kualifikimi i munguar. Një tjetër problem mbetet shërbimi mjekësor në këto zona të thella. Jane probleme që duhen zgjidhur në kohë për të pasur një turizëm produktiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.