🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.47 ▲3.24%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,882 ▼ -1.38% ETH $2,178 ▼ -3.26% XRP $1.3292 ▼ -4.11% SOL $82.1000 ▼ -2.94%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

KiE: Deputetët të rishikojnë dorëheqjen, e kanë vendin në parlament

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin e tyre për djegien e mandateve të deputetit.

Bashkëraportuesit për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), Andrej Hunko (Gjermani UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, PPE / CD), kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare.

“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët e kanë vendin në parlament! “, theksuan dy bashkë-raportuesit.

Duke përshëndetur faktin se protestat e fundjavës së kaluar kishin ndodhur në mënyrë paqësore, ata i bënë thirrje deputetëve të opozitës të përfshirë për të rishikuar dorëheqjet e tyre dhe për t’u kthyer në punë në parlament.

Në të njëjtën kohë, ata i bënë thirrje shumicës në pushtet që të sigurojnë hapësirën e përshtatshme për opozitën që të funksionojë dhe të angazhohet në një dialog të sinqertë dhe domethënës me opozitën mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.

“Të dyja palët duhet të përdorin forumin e parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet situata aktuale politike pa krye. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje, “përfunduan bashkë-raportuesit. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.