🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,137 ▲ +0.18% ETH $2,052 ▼ -0.53% XRP $1.3109 ▼ -1.12% SOL $80.2300 ▲ +0.08%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

KiE: Qeveria të përfundojë sa më shpejt strategjinë për pronat

HERION MESI

raporti-pdf-1Në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg  është konstatuar një numër i madh i çështjeve të fituara në favor të qytetarëve shqiptarë për çështjet e pronave dhe për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë të gjitha masat për zbatimin e këtyre vendimeve. Në raportin e saj për Shqipërinë që u miratua tri ditë më parë, Asambleja thekson se gjatë monitorimit është konstatuar një mangësi e vazhdueshme dhe strukturore në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave vendase. Por nga ana tjetër, Asambleja ka konstatuar edhe mungesën e një zgjidhjeje efektive për çështjen e pronave nga ana e Ekzekutivit shqiptar. Në raportin e saj, duke mirëpritur vendimet e fundit të qeverisë për miratimin e strategjisë së saj për kthimin dhe kompensimin e pronave të pronarëve shqiptarë që kanë fituar të drejtën e pronës në Strasburg, si në rastin e çështjes “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, Asambleja Parlamentare e KiE nxit autoritetet qeveritare për të shqyrtuar të gjitha mundësitë në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur vonesa në zbatimin e këtij plani veprimi, i theksuar edhe nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës. Teksa shpreh keqardhjen për vazhdimin e retorikës së ashpër midis dy palëve, Asambleja i bën thirrje opozitës të mos vazhdojë bojkotin e Parlamentit dhe të komisioneve parlamentare. Në raport, ajo i bën thirrje gjithashtu, edhe shumicës së majtë, që të mos përdorë shumicën konstitucionale për të shmangur opozitën dhe palët të gjejnë konsensus për reformat e rëndësishme. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi që reformat e rëndësishme si ajo e gjyqësorit, e pushtetit vendor, reforma zgjedhore, ajo e medias dhe ligje të tjera me rëndësi, të kryhen me konsensusin e opozitës. Në lidhje me reformën territoriale, Asambleja Parlamentare shprehu shqetësim se kjo reformë u fokusua vetëm në ndarjen territoriale dhe jo në aspektin e funksionimit të pushtetit vendor dhe e quan këtë reformë të debatueshme. Asambleja Parlamentare kërkoi nga mazhoranca zbatimin e plotë dhe pa vonesë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vëmendje i është dedikuar zbatimit të vendimeve të gjyqësorit. Në kuadër të reformës në drejtësi, theksi u vu te nevoja që reforma të jetë tërësore dhe konsensuale‎ dhe u kërkohet autoriteteve që të konsultohen me Komisionin e Venecias në kohën e duhur para miratimit të ligjeve për drejtësinë. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, u vlerësua miratimi i legjislacionit antikorrupsion gjatë këtyre pesë viteve dhe heqja e imunitetit, teksa kërkon nga autoritetet zbatimin e tyre. Gjithashtu, ‎duke nënvizuar se një shërbim civil është themelor për funksionimin e institucioneve demokratike, Asambleja mori në konsideratë me shqetësim shtyrjen e zbatimit të ligjit për shërbimin civil. Sipas saj, kjo shtyrje e debatueshme bashkë me ndryshimet masive të punonjësve të administratës në të gjitha nivelet që u bënë nga qeveria pasi mori pushtetin, janë tregues të politizimit të shërbimit civil dhe një përpjekje për ta vënë atë nën kontroll partiak. Në këtë kuadër, Asambleja Parlamentare shprehu keqardhjen për politizimin e shërbimit civil në të gjitha nivelet e tij dhe kërkoi që të ndalen veprimet që minojnë funksionimin efektiv të institucioneve dhe besimin e publikut në to. Shqetësim u shpreh edhe për ‎politizimin e medias dhe të televizionit publik dhe u bë thirrje që të arrihet konsensus mbi formulën e përbërjes së AMA-s që do sigurojë pavarësinë dhe paanësinë e saj, si dhe pluralizmin e mediave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.