Kievi nën sulm me raketa balistike të mërkurën në mbrëmje: dëmtohen shtëpi dhe një pikë karburanti, raportohen të plagosur
Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas, Kievin, me raketa balistike të mërkurën në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe një pikë karburanti dhe duke shkaktuar të plagosur, thanë zyrtarët, siç njofton Reuters.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha se raketat goditën disa shtëpi private, si edhe një pikë karburanti në anën lindore të lumit Dnipro, i cili përshkon qytetin. Sipas administratës, ka të plagosur, por për ta nuk u dhanë detaje.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në Telegram se qyteti kishte rënë nën sulm raketor dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.
Dëshmitarë të Reuters-it raportuan shpërthime në qytet, ndërsa sulmi ishte ende në zhvillim të mërkurën në mbrëmje.
Sulmi i mbrëmjes vjen në fund të një dite të shënuar nga takimi në Shën Petersburg mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff për bisedimet e paqes, si dhe pas valës së sulmeve ruse gjatë natës ndaj Ukrainës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.