Europa

Kievi synon të rimarrë rajonet në lindje

ee791-525x350Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, deklaroi sot se autoritetet e Kievit synojnë të rimarrin rajonet e lindjes pas zgjedhjeve separatiste të zhvilluara të dielën, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Disa rajone në lindje të Ukrainës janë, në fakt, nën kontrollin e terroristëve prorusë dhe të trupave ruse. Por këto janë rajone janë ukrainase, dhe ne do t’i rekuperojmë”, garantoi ai, duke konfirmuar deklaratat e mbajtura dje nga presidenti ukrainas Petro Porochenko.

Shefi ukrainas i diplomacisë nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi ndonjë ofensivë të mundshme ushtarake, ndërkohë që avancimet e fundit të trupave qeveritare, në fund të gushtit, përfunduan me një pengesë të madhe. Në pikën e shtypjes së rebelimit, ushtria ukrainase u godit nga separatistë të mbështetur nga trupat ruse, sipas Kievit dhe Perëndimorëve, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.

Sikurse kishte bërë Poroshenko dje, Klimkine e cilësoi votimin e djeshëm, të dënuar nga Perëndimorët por të njohur nga Rusia, si shkelje e madhe e protokollit të Minskut të arritur më 5 shtator mes Kievit dhe separatistëve, me pjesëmarrjen e Moskës dhe OSBE-së.

Shefi ukrainas i diplomacisë dënoi gjithashtu inkursionet e përsëritura të shumë ushtarëve rusë në rajonet rebele të Dobasit. “Forcat ukrainase janë gati të mbrojnë vendin tonë, sikurse ato nuk kanë qenë asnjëherë”, paralajmëroi ai në intervistën e dhënë për “Bild”-in.

Në Ukrainë, dy ditë pas zgjedhjeve separatiste, Këshilli i Sigurimisë Kombëtare dhe Mbrojtjes do të mblidhet sot për të biseduar kryesisht mbi pezullimin e ligjit mbi statusin e veçantë për rajonet separatiste, të miratuar në shtator dhe që i jep një autonomi të gjerë këtyre rajoneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button