Europa

Numri i të papunëve arrin 4,53 milionë

ee792-580x350Papunësia vazhdon të rritet në Spanjë në tetor, duke bërë që numri i të papunëve të arrijë në 4,53 milionë persona, sipas shifrave të publikuara sot nga Ministria e Punës.

Spanja në fund të tetorit numëronte 4 526 804 të papunë, ose 79 154 persona më shumë se sa në shtator, thekson Ministria, ndërkohë që mes shkurtit dhe gushtit numri i të papunëve kishte rënë. Në një vit, numri i të papunëve regjistroi një rënie me 5,91 për qind.

Spanja përdor dy metoda të ndryshme pët llogaritjen e të papunëve.

Ministria e Punës liston personat e regjistruar si të papunë në listat e shërbimit publik për punësimin.

Instituti Kombëtar i Statistikave (INE) përllogarit ata që kërkojnë vazhdimisht punë. Këto të dhëna, tremujore, përdoren si referenca. Sipas INE-së në fund të shtatorit kishte 5,43 milionë të papunë, ndërsa niveli i përgjithshëm i papunësisë ka rënë nga 24 për qind në 23,6 për qind.

Ekonomia e katërt e zonës euro, që doli nga recesioni në vitin 2013, regjistroi një rritje ekonomike prej 0,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë, në raport nga tremujori i dytë që ishte plus 0,6 për qind

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button