roze
Kim dhe Emili bashkojnë forcat
Veç e veç i kemi parë shpesh të dalin me poza të nxehta nëpër revista dhe faqet rozë online, por asnjëherë bashkë.
Kim Kardashian iu rikthye fotove provokuese dhe këtë herë me përforcime. 35-vjeçarja postoi në rrjetet sociale një shkrepje gjysmë-lakuriq me Emily Ratajkowski…dhe një ‘përshëndetje’ me gishtin e mesit për të gjithë qortuesit.
Ratajkowski, e cila po ngjit me shpejtësi shkallët në fushën e modës komentoi përmes disa postimeve në Twitter imazhin e hedhur.
“Ne jemi më shumë se trupat tanë, por kjo nuk duhet të na pengojë për të treguar linjat tona”, shkruan ajo.