Kim i kërkon divorcin Kanye?!
Kim Kardashian i ka ardhur në majë të hundës! Pas disa muajsh të sulmeve në Twitter dhe dështimeve në publik, ylli i reality show ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj prej dy vitesh, Kanye West.
Siç shkruan Radar Online, “Kim i ka bërë të ditur të ëmës, (Kris Jenner) se “Do të ndahem nga Kanye”. Kjo i thyen zemrën po duket se nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë një burim brenda familjes.
Vetëm pak ditë më parë Kanye ka shkaktuar rrëmujë e trazira në 4 të mëngjesit në një hotel në Nju Jork. Duke mos dëgjuar askënd ai bërtiste: “Unë jam Kany West dhe bashkëshorti i Kim f…. Kardashian!”. Por duket se këtë 35-vjeçarja nuk e ka përtypur kollaj.
Ai zgjoi fëmijët, North dhe Saint, dhe ajo i kërkoi të shkonte në dhomën e tij, duke e përzënë”, shkruan më tej Radar Online, duke cituar burimin brenda familjes. Duket se kjo zënkë ka qënë qershia mbi tortë që Kim të marrë këtë vendim.