Kim Jong-un zbret në Jug: Një histori e re nis këtu!
Pjesa më e madhe e temave të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje. Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi në Librin e Miqve.
“Një histori e re fillon këtu!”, ishte shënimi i tij.
Vizita historike u mirëprit në Korenë e Jugut. Miliona njerëz ndoqën drejtpërdrejtë momentin kur Kim Jong un dhe Moon Jae-in shtrënguan duart dhe më pas iu drejtuan “Shtëpisë së Paqes”, e ngritur pikërisht në vendin ku u nënshkrua armëpushimi që i dha fund luftës civile. Megjithatë, mes dy vendeve nuk ka një deklaratë paqeje dhe teknikisht janë ende në luftë. Edhe kjo pritet të jetë një temë e hedhur për diskutim në tryezën dypalëshe.
Në orët e pasdites, me orën lokale, dy udhëheqësit mbollën një pemë në shenjë simbolike duke përdorur dhe e ujë nga të dyja vendet.
Por, jo të gjithë e mirëpritën vizitën e diktatorit koreano-verior në jug. Disa grupe konservatorësh protestuan në Penian dhe në afërsi të zonës ku po zhvillohet samiti. Ata janë mosbesues dhe thonë se plani i Kim Jong-un nuk është paqja.