Kim në kopertinën e “Vogue Brasil”
Kim Kardashian është frymëzuar nga Marilyn Monroe për kopertinën e re të revistës “Vogue Brasil”. Bashkëshortja e Kanye West është shfaqur e jashtëzakonshme në faqet e brendshme të revistës, duke dhënë edhe një mesazh për gjithë ata që e paragjykojnë.
“Unë sfidoj të gjithë që të bëjnë atë që unë bëj dhe më pas të më tregojnë nëse kam apo jo talent”,- citohet ndër të tjera Kim, që ka pozuar si ikona e bukurisë Monroe, e veshur me një bust që tregon belin e saj të hollë, të shoqëruar me një palë pantallona gati trasparente.
Ndërkohë, në shkrimin e revistës flitet për efektin e një femre shumë tërheqëse dhe për femrat e tapetit të kuq, të cilët gjithnjë e më tepër duken me forma perfekte.
Fotot janë bërë në mes të muajit mars të këtij viti, atëherë kur Kim ishte bërë biondje. Atëherë ajo u shpreh se i pëlqente pamja e re, pasi i kujtojnë këngëtaren Madonna, e cila ka qenë idhulli i Kardashian.