roze
Kimi “godet” kritikët me një tjetër foto nudo
Ditë e re, kismet i ri… dhe një foto e re nudo nga Kim Kardashian.
Kim Kardashian u kritikua shumë për foton nudo të së hënës dhe iu kundërpërgjigj kritikëve të saj duke postuar një tjetër foto nudo të martën.
35-vjeçarja kësaj radhe nuk ka përdorur strishat e zeza për të mbuluar pjesët intime, por duart e saj.
Foton bardhë e zi, Kimi e shoqëroi me hashtagun #liberated (e çliruar).
Bette Midler dhe Chloe Moretz e kritikuan ashpër Kim Kardashianin për foton e parë. Bette shkroi në Twitter: “Kimi postoi një “selfie” nudo. Nëse ajo që t’i shohim ndonjë pjesë që nuk ia kemi parë kurrë, duhet të gëlltisë telefonin”.
Ndërsa Chloe Moretz e kritikoi 35-vjeçaren duke thënë se është një shembull i keq për të gjitha vajzat e reja.