Kina dhe Pakistani propozojnë një plan me 5 pika për t’i dhënë fund luftës në Iran
Kina dhe Pakistani kanë propozuar një plan me pesë pika për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Plani përfshin një armëpushim të menjëhershëm, fillimin e bisedimeve të paqes sa më shpejt të jetë e mundur, ndërprerjen e sulmeve kundër civilëve dhe objektivave jo-ushtarake, siç janë objektet energjetike, rivendosjen e shpejtë të “kalimit të sigurt për anijet civile dhe tregtare” në Ngushticën e Hormuzit dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje me mbështetjen e OKB-së.
Iniciativa e përbashkët u njoftua pas një takimi në Pekin midis ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe Ministrit të Jashtëm pakistanez Ishaq Dar. /os/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.