Bota

Kina dhuron 79 miliardë dollarë për nismën “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar”

Presidenti i Kinës dhe nikoqir i samitit ndërkombëtar “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, Xi Jinping paralajmëroi se Kina për projekte në kuadër të kësaj nisme do të dhurojë 79 miliardë dollarë amerikanë.

Në forumin në Pekin marrin pjesë 1.500 delegatë nga 130 shtete dhe 70 organizata ndërkombëtare, mes të cilëve edhe presidentë dhe kryeministra prej 29 vendeve, ndërsa në fjalimin hyrës Xi tha se bëhet fjalë për një nismë e cila është në thelb është “Rruga e Mëndafshit” që para dy mijë viteve lidhi kontinentet dhe njerëzve u mundësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Duke shprehur kënaqësi për jehonën masive të zyrtarëve, Xi tha se projekti “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar” është në pajtim me dy nisma të rëndësishme, propozimin rus të vendosjes së “Unionit Ekonomik Euroaziatik” dhe propozimi turk për ndërtimin e “Korridorit Qendror”.

Duke theksuar se në projektin drejtpërdrejt bashkëpunojnë afër 60 shtete, presidenti Xi tha se në linjën mes Kinës dhe Evropës, madje edhe më gjerë, do të ndërtohen rrjete infrastrukturore të qarkullimit tokësor, detar, hekurudhor dhe ajror, si dhe ndërtimi i gazsjellësit dhe porteve.

Presidenti kinez po ashtu tha se projekti do të forcojë lidhjen mes njerëzve dhe civilizimit dhe se në këtë kontekst çdo vit do të sigurohen bursa për 10.000 studentë nga vendet pjesëmarrëse në nismën në fjalë. Planifikohet që gjatë pesë viteve të ardhshme të hapen 50 laboratorë shkencor.

Pjesëmarrësve iu drejtuan edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ndërsa të gjithë shprehën mbështetje të plotë ndaj nismës.

Pas fjalimit të gjithë pjesëmarrësit u ngjitën në skenë për të bërë fotografi të përbashkët. Në margjinat e takimit ndërkombëtar në Pekin është mbajtur edhe një numër i madh i takimeve bilaterale dhe multilaterale, ndërsa tërë ngjarjen e ndjekin më shumë se 4.500 gazetarë të akredituar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button