🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.54 ▲0.68%
ARI 4,791 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,104 ▲ +1.49% ETH $2,196 ▲ +0.55% XRP $1.3438 ▲ +0.7% SOL $83.3900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,791 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,791 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Kina i kërkon Uashingtonit që t’i mohojë hyrjen në SHBA presidentes së Tajvanit

Kina i kërkoi Uashingtonit që t’i mohojë hyrjen në SHBA presidentes së Tajvanit, ndërsa biseda telefonike e Donald Trumpit me Tsai Ing Wen, që shkeli çdo protokoll, vazhdon të krijojë fërkime mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Tsai, e cila në janar u bë femra e parë që drejton Tajvanin, pritet të fluturojë përmes SHBA-ve muajin e ardhshëm, në kuadër të turneut të saj në Nikaragua, Guatemala dhe El Salvador.

Ka pasur spekulime që janë mohuar nga këshilltarët e Trumpit, se ajo mund të ndalojë në Nju Jork për t’u takuar me presidentin e zgjedhur, para përurimit më 20 janar.

Pekini, i cili e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të vet dhe nuk njeh autoritetin e presidentes Tsai mbi ishull, i bëri thirrje SHBA-ve që të mos e lejojnë këtë.

Ministria e Jashtme kineze tha se, shpreson që SHBA-të nuk do të lejojnë tranzitin e Tsait dhe nuk do t’i dërgojnë sinjale të gabuara forcave pro pavarësisë në Tajvan.

Por, Departamenti amerikan i Shtetit u përgjigj duke thënë se kalimi i udhëheqësve tajvanezë përmes SHBA-ve është pjesë e një praktike të gjatë, që shkon paralel me natyrën jozyrtare të raporteve amerikane me Tajvanin.

Kërkesa kineze u bë pasi u mor vesh se një ish-politikan amerikan, tashmë lobist i fuqishëm, Bob Dole ishte personi që organizoi telefonatën e Trumpit me presidenten e Tajvanit, Tsai.

Kjo solli kritika të reja për mënyrën sesi Trump manaxhon politikën e jashtme, që deri tani duket si “thembra e tij e akilit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.